Flash

Kërcënime me vdekje për Marusic: rrethohet bashkë me menaxherin në një restorant në Beograd

Lapsi.al 23 October 2023
Kërcënime me vdekje për Marusic: rrethohet bashkë me

Aventurë e keqe në Beograd për Adam Marusic gjatë pushimit ndërkombëtar. Ndërsa ishte në Serbi me skuadrën malazeze, mbrojtësit të Lazios iu desh të përballej me një sulm brutal. Të përfshirë në incident ishin edhe menaxheri i tij Uros Jankoviç dhe disa nga anëtarët e familjes së futbollistit. Ashtu si tha vetë menaxheri në faqen vijesti.me, mbrojtësi i krahut kishte ndërhyrë për të shmangur më të keqen.

Gjithçka ka ndodhur në fund të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024. Marusic vendosi të festonte ditëlindjen e tij të tridhjetë e një me nënën, gruan, motrën dhe menaxherin e tij në një restorant në Beograd. Pikërisht aty u rrethua nga keqbërësit në dalje të lokalit.

RRËFIMI I MENAXHERIT

"Ata më sulmuan mua, Marusic, gruan e tij dhe nënën e tij. Disa agresorë më goditën me armë në kokë dhe pjesë të tjera vitale të trupit. Më thyen mollëzën dhe këmbën e majtë. Më transferuan në Qendrën Klinike të Beogradit, ku u operova - tha Jankoviç -. Ne ishim të rrethuar nga disa makina. Shoferi im u përpoq të largohej, pastaj u godit nga një makinë që vinte nga ana e kundërt. Unë nuk munda as të hipja në automjet, u sulmova nga prapa".

Një nga agresorët më pas iu afrua Marusic duke i drejtuar "armën në kokë dhe në gjoks për ta penguar atë të më ndihmonte ndërsa më rrihnin brutalisht". Ata goditur gjithashtu edhe nënën e lojtarit e cila "u shty dhe u plagos". Hetimet e hapura nga policia serbe janë drejtuar ndaj djemve të Zvezdan Terzic, drejtor i përgjithshëm i Crvena Zvezda, i cili, siç shpjegohet nga faqja e internetit bnn.netëork, ka pasur disa konflikte me Jankovic.

Të dy me sa duket u njohën nga oficeri në një video të realizuar nga video survejimi. E më pas ata u morën në pyetje nga policia serbe dhe u deklaruan të pafajshëm. Ndërkohë, Marusic luajti rregullisht në ndeshjen e kampionatit kundër Sassuolo, duke marrë mirënjohjen e menaxherit të tij: “Adam është hero, pa të do të kisha rrezikuar jetën”.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI