Flash

Video/ Abdou i jep fitoren Kukësit: Nica hakmerret me Laçin për shkarkimin në javën e dytë

Lapsi.al 22 October 2023
Video/ Abdou i jep fitoren Kukësit: Nica hakmerret me Laçin për

Fitore e madhe e Kukësit, që mposht 1-0 Laçin në "Kukës Arena" për tu larguar momentalisht nga vendi i fundit në renditje. Vendosi goli i Abdou në pjesën e dytë, në një kërcim të fuqishëm me kokë. Stavri Nica vazhdon të koleksionojë pikë (10), duke i dhënë shpresë veri lindorëve. Për më tepër, tekniku mund t'i gëzohet një hakmarrje ndaj kurbinasve që e shkarkuan në javën e dytë të kampionatit, pas barazimit 3-3 me Erzenin. Për Mirel Josën është humbja e parë në tre javë, që kur është ulur në pankinën bardhezi.

Në ndeshjen e fundit të fazës së parë të kampionatit, Kukësi ka siguruar një fitore thelbësore për klasifikimin. Blutë mposhtën kurbinasit 1-0. Skuadra e Josës dështon të arrinte përkohësisht Egnatian në kreun e renditjes, me teknikun që pas dy fitoresh, provon humbjen e parë. Ndeshja ishte me ritëm, por tepër e ekuilibruar për të krijuar shumë raste. Mbrojtjet ishin shumë të kujdesshme për të mos lejuar hapësira e rastin më të mirë e kishin vendasit. Hasaj goditi shtyllën që në minutën e 3', duke paralajmëruar Laçin. Një tjetër tentativë nga distanca e Hasajt e replika e Ujkës, ishin gjithcka për 45 minutat e para.

DIFERENCA NGA STOLI

Zhbllokimi i ndeshjes erdhi në pjesën e dytë me Abdou, i cili shfrytëzoi më së miri shansin e parë që iu shfaq. I sapofutur në fushën e lojës Abdou u imponua me një kërcim në zonë në krosimin nga e djathta, duke mos i lënë shans Dajsinanit. Laçi u spostua përpara në kërkim të barazimit dhe i shkoi pranë me Melo. Nica i besoi kundërsulmit që mund ta nxirrte fitues, por Dajsinani ndali si Salamin ashtu dhe Abdou.

Një gol i mjaftoi Kukësit për tre pikët, që e largojnë për momentin nga fundi i renditjes. Nica mund të jetë i qetë, ndërsa Josa, pas dy fitoreve, duhet të nisë nga fillimi, për të përmirësuar manovrën, që në Kukësi shfaqi sërish limite të theksuara.

[video width="656" height="364" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/kukesi-goli.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI