Flash

Imitoi një majmun, për të fyer Vinicius: Sevilla 'flak' fajtorin jashtë stadiumit

Lapsi.al 22 October 2023
Imitoi një majmun, për të fyer Vinicius: Sevilla 'flak'
Një tjetër episod racizmi është shfaqur në Spanjë dhe viktima është sërish Vinicius Junior. Në ndeshjen me tension të lartë ndërmjet Sevilla dhe Real Madrid, që u luajt të shtunën në mbrëmje në Sanchez Pizjuan, një tifoz vendas ofendoi brazilianin e Los Blancos. Personi në shkallët e stadiumit po imitonte një majmun për të fyer brazilianin e merengues. Ai u identifikua menjëherë nga shërbimi i sigurisë së klubit andaluzian dhe u largua nga stadiumi, përvec se u raportua tek autoritetet. Një masë efektive dhe e menjëhershme të cilës vetë lojtari i dedikoi më pas disa postime në kanalet e tij sociale. “Komplimente për Sevilla për lëvizjen e menjëhershme dhe sanksionimin e një episodi tjetër të trishtë për futbollin spanjoll – shkroi Vinicius duke postuar foton e fajtorit –. Fatkeqësisht, pata akses në videon e një akti tjetër racist gjatë ndeshjes, këtë herë të kryer nga një fëmijë. Më vjen shumë keq që nuk ka askënd që ta edukojë. Investoj dhe investoj shumë në arsim në Brazil për të formuar qytetarë me qendrime të ndryshme nga këto. Fytyra e atij racistit përfundoi në internetit si në në raste të ndryshme. Shpresoj që autoritetet spanjolle të bëjnë pjesën e tyre dhe të ndryshojnë ligjin një herë e përgjithmonë. Këta njerëz duhet të dënohen penalisht. Do të ishte një hap i parë i shkëlqyer në përgatitjen për të pritur Kupën e Botës 2030. Unë jam gati të jap ndihmën time. Më falni nëse dukem përsëritës, por ky është episodi numër 19 i izoluar dhe jam ende duke numëruar...".

ANCELOTTI: "NËSE THEM ATË QË MENDOJ MË SKUALIFIKOJNË"

“Ironia është mënyra e vetme që mund të përdorim për të komentuar ndeshjen e sotme. Nëse them atë që mendoj, do të më duhet të humbas shumë ndeshje”. Pas barazimit në fushën e Seviljes, Carlo Ancelotti është zemëruar me arbitrimin e De Burgos Bengoetxea: “Gjëja që ka më shumë rëndësi për mua është të qëndroj ulur në stolin e Real Madrid, prandaj është më mirë të shmang pezullimet dhe për këtë arsye të mos them atë që mendoj dhe të përdor ironinë. Mendoj se arbitri luajti një ndeshje të mirë, ai u përpoq të ruante shëndetin e lojtarëve".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI