Flash

"Vajza e mikut tonë po lufton për jetën": Memelli nuk flet për ndeshjen, në mbështetje të Drejtorit të Akademisë

Lapsi.al 21 October 2023
"Vajza e mikut tonë po lufton për jetën": Memelli nuk

Fitorja e rëndësishme e Vllaznisë 0-2 në Korçë përballë Skënderbeut, nuk është komentuar nga tekniku i kuqebluve Migen Memelli. Ish-sulmuesi ka dalë para gazetarëve vetëm për të shpjeguar motivin e vendimit të klubit shkodran. “Kam dalë në këtë intervistë për të respektuar të gjithë të ftuarit - tha Memelli -. Për hir të së vërtetës më duhet të jap një lajm që nuk është i mirë. Vajza e mikut tonë Alban Hasani, drejtorit të akademisë së Vllaznisë, po lufton me jetën. Në këto kushte kemi shumë ngarkesë psikologjike”, u shpreh tekniku kuqeblu Memelli.

GVOZDENOVIC: MENDONIM SE DO MERRNIM PIKË

“Sot jam shumë i mërzitur se mendonim se do të merrnim pikë. Mendonim që do të rrinim në ekuilibër. Goli i parë ishte me fat, nuk ishte një krosim i bukur. Por pastaj ishte shumë, shumë e vështirë të vazhdonim". Ivan Gvozdenovic tregoi ndjesitë e tij, pas 0-2 të pësuar përballë Vllaznisë, që u maturua në minutat e fundit. Tekniku i Skënderbeut u mundua të rindërtojë edhe momentet që vendosën ndeshjen.

Lexo më tej: Video/ Autogoli i Dumfur në të 86' thyen Skënderbeun me 10 lojtarë: Vllaznia kalon 0-2 në Korçë

"Kur mbeteshin 10 minuta nga fundi i pjesës së parë, nuk mund të mendoja vetëm si të rrimë mbrapa. Problemi ishte te krahët - tha Gvozdenovic -, por erdhi një krosim dhe pësuam golin. Unë kisha vendosur që Uçe të mbante topin dhe Rashica si mesfushor të sulmonte hapësirën për të shkuar te goli. Kjo ishte pak rrezik për ne, por ishte vendimi i stafit dhe kjo ishte ideja në vijim”, shpjegoi Gvozdenovic.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI