Flash

Papu Gomez pozitiv, Argjentina rrezikon Botërorin 2022 të fituar në Katar? Rregullorja është e qartë

Lapsi.al 21 October 2023
Papu Gomez pozitiv, Argjentina rrezikon Botërorin 2022 të fituar

Alejandro Papu Gomez aktualisht është duke u marrë me studimin e mbrojtjes së tij, pasi u skualifikua për dy vjet për shkak të testit pozitiv për doping në nëntor 2022, pak ditë para Kupës së Botës në Katar. Fakti është se në dhjetor të atij viti Argjentina fitoi kampionatin botëror, pasi kaloi me penallti Francën më 18 dhjetor. Kështu që tani, tifozët Albiceleste janë të shqetësuar, sepse mund të rrezikohet titulli kampion bote.

RREZIKON ARGJENTINA TË HUMBASË BOTËRORIN

Përgjigja qëndron në nenin 11 të Kodit Botëror Anti-Doping. Një ekip kombëtar ose klub do të humbiste një titull tashmë të fituar vetëm nëse konstatohej prania e më shumë se dy lojtarëve pozitivë për doping. Prandaj, Argjentina mund të jetë e sigurt, nëse pozitiv mbetet vetëm Papu Gomez.

Lexo më tej: Messi pjesë e historisë së Katarit: dhoma e përdorur në Botëror prej argjentinasit kthehet në muze

PO SEVILLA EUROPA LEAGUE 2023?

Edhe Sevilla gjithashtu mund të jetë e qetë, pasi fitoi finalen e Europa League kundër Romës majin e kaluar. Papu Gomez ishte në pankinë për të gjithë 120' plus penalltitë. Megjithatë, nëse ankimi i Gomez refuzohet, lojtari do të shihte që Kupa e Botës 2022 dhe Europa League 2023 t’i hiqen nga palmaresi i tij personal. Edhe kjo është një penalizim i fortë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI