Flash

Nga mërzia te kërcënimet, eksperti Presilla tregon si bien lojtrët në kurth: "Ose dil me të kuqe, ose shantazh"

Lapsi.al 21 October 2023
Nga mërzia te kërcënimet, eksperti Presilla tregon si bien

Shpeshherë fshihet mërzia pas dëshirës së futbollistëve për të nisur bastet, e cila zakonisht nis nga basteshkruesit e ligjshëm. Ndodh, ndoshta duke u kërkuar miqve ta bëjnë për ta, për të shmangur telashet. "Së pari ata luajnë poker, pastaj tenis dhe më pas përfundojnë te futbolli. E këtu ata afrohen nga dikush që u ofron atyre të hapin një llogari në një faqe në dukje të sigurt (që u garanton atyre anonimitetin pavarësisht basteve personalisht, red.)". Ky është koncepti sipas shpjegimit të avokatit Marcello Presilla, kreu i Integritetit për Italinë në Sportradar AG, i cili prej vitesh takohet me sportistët italianë për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për bastet e paligjshme.

“Futbolli i së shkuarës nuk ekziston më, sot futbollistët duhet të stërviten edhe nga pikëpamja e sjelljes. Duhen figura që u shpjegojnë se si të jetojnë në të njëzetat me rroga yjore dhe ekspozim mediatik. Ndryshe adrenalina e një basti mund të duket si një rrugë shpëtimi”, tha ai për La Gazzetta dello Sport.

SI FUNKSIONON MEKANIZMI

Presilla shpjegon se si funksionon zakonisht mekanizmi që i fut futbollistët në telashe: “Ka njerëz që quhen menxherë që pretendojnë se janë miqtë e tyre, duke i ftuar të vënë baste në faqet ilegale, duke i garantuar konfidencialitet absolute. Edhe pse pastaj diku do të dalë gjithmonë një copë letër apo një dosje me emrat e debitorëve. Ata u japin emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet për të hyrë në faqet që duken italiane, por më pas nuk kanë asnjë vlerë ligjore në vendin tonë. Shpesh bastexhinjtë nuk duhet të krijojnë as portofol pasi menaxherët ofrojnë kredite të rëndësishme. E sapo mbaron buxhetit kërkojnë t’i paguajnë faturën që mund të arrijë në qindra mijëra euro”.

MENAXHERI QË HIQET MIK

Nga fjalët e ekspertit Presilla del se menaxheri është figura qendrore në këtë mekanizëm: "Ata fitojnë miliona euro në vit, sepse marrin një përqindje të parave të basteve nga klientët e tyre. Madje punësojnë menaxherë të tjerë për ta, të cilët më pas sjellin të tjerë bastexhinj në biznes, duke zgjeruar bazën dhe duke krijuar një sistem piramidal”. Më pas ka edhe një aspekt tjetër të problemit: “Në momentin që një futbollist i kërkon një krimineli të vendosë një bast në vend të tij, ai fillon të rrëshqasë në hallkën e parë të zinxhirit të shantazhit. E nëse borxhet arrijnë një vlerë të caktuar, rrezikojnë kërcënime që çojnë në trukimin e ndeshjeve: "ose dil me të kuqe në atë ndeshje ose...".

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI