Flash

Inter "pret" Lukakun, Dimarco ndez vigjiljen me një shigjetim në transmetim direkt

Lapsi.al 19 October 2023
Inter "pret" Lukakun, Dimarco ndez vigjiljen me një shigjetim

Pikërisht pas 10 ditësh Romelu Lukaku do të kthehet në San Siro si kundërshtar, kur Roma e tij do të përballet me Inter më 29 tetor. Mjedisi zikaltër është në pritje të belgut dhe po bëhet gati për një mirëseardhje tepër të nxehtë për të. Askush, drejtues, staf dhe ish-shokët e skuadrës, nuk e ka harruar atë që ndodhi në verë. Kështu që është e pashmangshme që ndeshja të jetë e mbushur me emocione të përziera, ashtu si konfirmon Dimarco.

Curva Nord tashmë e ka bërë të qartë në një deklaratë për shtyp se do ta bëjë mjaft të komplikuar ndeshjen e Lukakut. E drejtuesit zikaltër, mbi të gjithë Marotta, nuk humbën mundësinë të heqin disa guralecë nga këpucët e tyre në lidhje me sjelljen e sulmuesit në verë. Edhe ish-shokët e tij, gjithashtu, janë ende të mërzitur dhe fjalët e Federico Dimarco, i ftuar në programin e Alessandro Cattelan në Rai, janë provë për këtë.

DIMARCO "PRET" LUKAKUN

I ftuari i “Stasera c'è Cattelan” Dimarco ka folur me moderatorin, gjithashtu një tifoz i madh i zikaltërve, për disa tema që kanë të bëjnë me futbollin. Nuk mund të mungonin disa batuta për "tradhtarin" Romelu Lukaku, fajtor ndër të tjera për bllokimin padashje të goditjes së famshme me kokë të anësorit, gjatë finales së Champions League: "Nuk mund të them në TV se çfarë mendova kur Lukaku pengoi goditjen time me kokë pas traversës - bëri shaka 26 vjeçari - do të ta them më vonë privatisht...”.

Lexo më tej: "Gjuhën të bëjmë ta gëlltisësh", parrulla e milanistëve ndaj Dimarco vë në lëvizje Prokurorinë

Natyrisht që biseda më pas u kthye në lamtumirën e trazuar të qendërsulmuesit: “Ndodhi ajo që është shkruar gjithandej”, shpjegoi Dimarco. "Personalisht, isha pak i mërzitur sepse ai ishte dikush me të cilin isha i afërt gjatë gjithë vitit. Pastaj nuk dua të hyj në detaje sepse ai tani luan me një ekip tjetër. A jemi të karikuar për rikthimin e tij në San Siro? Sigurisht, si për të gjitha ndeshjet...”.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI