Flash

I zhdukur për 14 ditë, Roback rishfaqet te Norrköping: askush nuk e di çndodhi me lojtarin në pronësi të Milan

Lapsi.al 19 October 2023
I zhdukur për 14 ditë, Roback rishfaqet te Norrköping: askush nuk

Emil Roback është rikthyer te Norrköping. Sulmuesi suedez në pronësi të Milan, i cili ishte zhdukur nga klubi ku luan aktualisht si i huazuar për më shumë se dy javë, u paraqit në terrenin stërvitor sot. Natyrisht e priste një bisedë e gjatë me drejtorin sportiv, Tony Martinsson, pa asnjë detaj mbi çfarë u tha. Ishte vetë Martinsson ai që ngriti alarmin të mërkurën, duke thënë se ishte i shqetësuar për Roback, sepse klubi nuk kishte mundur ta kontaktonte për 14 ditë.

Roback zbarkoi në Milano në verën e vitit 2020 nga skuadra suedeze Hammarby (klubi në pronësi të Ibrahimovic). E pas disa sezoneve me Primavera, erdhi edhe debutimi në ekipin e parë në një ndeshje të Coppa Italia në janar 2022. Më pas, ai u huazua fillimisht te Nordsjaelland, Danimarkë, më pas te Norrköping në vendin e tij.

Lexo më tej: U martua me yllin e TikTok, e gjen Porsche në flakë: pas makinës së të vëllait e pëson edhe vetë Ihattaren

Ai së shpejti do të rikthehet në Milanello, duke qenë se huazimi i tij skadon në nëntor. Lojtari është i lidhur me një kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2025. Natyrisht, mbetet për t'u kuptuar se cila ishte arsyeja e largimit të tij dhe çfarë ndikimi mund të ketë në vazhdimin e karrierës së tij.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI