Flash

Karton i kuq i munguar për Phillips, ish-arbitri Cesari shpërthen: "Do arrish të flesh natën, Turpin?"

Lapsi.al 18 October 2023
Karton i kuq i munguar për Phillips, ish-arbitri Cesari shpërthen:

Graziani Cesari, ish-arbitri italian që tani bën moviolistin për Mediaset, nuk ka dyshime. Paraqitja e Turpin është për karton të kuq, si ai që nuk i tregoi Phillips në pjesën e dytë të ndeshjes mes Anglisë dhe Italisë, e cila përfundoi 3-1 për vendasit. "Në Wembley Turpin nuk e përmbushi reputacionin e tij si një super i madh në arbitrazhin botëror - sulmon Cesari -. Më vjen të them: sa e vështirë është, i dashur Clement, të dëbosh një luan nga ajo arenë?"

Analiza e episodit të inkriminuar është shumë e qartë: "Phillips, i ndëshkuar pas disa minutash lojë, e meritoi të verdhën e dytë për një rast klasik të "shkeljes në këmbë" ndaj Barella në minutën e 68'. Përkundrazi, të verdhën e mori Scalvini që i kërkoi të zbatonte rregulloren. Kështu që Cezari e mbyll në mënyrë ikonike: "Më vjen të them bonne nuit Clement. Sigurisht nëse arrin të flesh".

PHILIPS: "ME FAT QË NUK U PËRJASHTOVA NDAJ ITALISË"

Kalvin Phillips nuk e fshehu habinë e tij pas vendimit të arbitrit Clement Turpin për të mos e përjashtuar atë gjatë ndeshjes Angli-Itali. I ndëshkuar tashmë me të verdhë, lojtari britanik ndërhyri ashpër ndaj Niccolò Barella, një veprim që mund t'i kushtonte përjashtimin. "Kur u ndëshkova, doja të godisja veten, ndoshta isha me fat që nuk u përjashtova - shpjegoi mesfushori -. Ndoshta e ka fajin mungesa e minutave me klubin tim. Do të doja të luaja gjithmonë, sa më shumë që të jetë e mundur, por nuk ka ndodhur për një vit e gjysmë. Mundohem të jem gati për çfarëdo që të ndodhë, por më duhen minuta sepse dua të shkoj në Kampionatin Evropian”.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI