Flash

Postoi një video ku predikohej dhunë kundër hebrenjve: Nice pezullon algjerianin Youcef Atal

Lapsi.al 18 October 2023
Postoi një video ku predikohej dhunë kundër hebrenjve: Nice

Nice ka pezulluar Youcef Atal "deri në njoftimin e mëtejshëm". Mbrojtësi u përfshi në një hetim paraprak për "apologji të terrorizmit dhe provokimin e urrejtjes". Shkak u bë një postim i lidhur me konfliktin në Izrael. Ndërkombëtari algjerian kishte publikuar një video në Instagram të një predikuesi palestinez, që nxiste dhunë kundër hebrenjve. Nuk ishte e dobishme fshirja e menjëherë e postimit dhe ndjesa e kërkuar. Klubi francez shpjegoi në një deklaratë se kishte vendosur të miratonte menjëherë sanksionet e para disiplinore ndaj lojtarit, përpara atyre që mund të vendoseshin nga autoritetet sportive dhe gjyqësore, "duke marrë parasysh natyrën e publikimit të shpërndarë dhe seriozitetin e tij".

Lexo më tej: E bujshme, Ministri i brendshëm francez Darmanin akuzon: "Benzema, lidhje me terroristët muslimanë"

Mbrojtësi Youcef Atal u thirr pas kthimit të tij në Nice nga drejtuesit e klubit pas impenjimit të tij me ekipin kombëtar algjerian. “Ne dëshirojmë të nënvizojmë se reputacioni i Nice rrjedh nga sjellja e të gjithë punonjësve të tij. Ajo duhet të jetë në përputhje me vlerat e mbajtura nga institucioni”, shpjegoi klubi francez. Nice, në fakt, përsëriti “angazhimin e tij të vendosur për të siguruar që paqja të mbizotërojë mbi të gjitha konsideratat e tjera".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI