Flash

Maurizio Petra është spiuni i Fabrizio Corona, xhaxhai i një ish-talenti të Inter: "E bëra për të ndihmuar nipin"

Lapsi.al 18 October 2023
Maurizio Petra është spiuni i Fabrizio Corona, xhaxhai i një

“Unë fola me Fabrizio Corona dhe i thashë vetëm fakte të vërteta që mund të verifikohen. E bëra për të ndihmuar nipin tim, Antonio Esposito, i cili ishte në dijeni të basteve të paligjshme të futbollistëve”. Kështu Maurizio Petra, 55 vjeç dhe banues në zonën e La Spezia, doli hapur si një burim nga i cili Fabrizio Corona zbuloi skandalin e basteve që po trondit botën e futbollit.

Il Secolo XIX e zbuloi dhe vetë Petra, në fakt, i përgjigjet identikit të bërë nga vetë Corona në një intervistë për Radio Radio. Ai deklaroi se kishte një "burim në La Spezia" i cili tregoi "nipin si protagonist të çështjes, me prova objektive”.

KUSH ËSHTË ISH-LOJTATI I INTER?

Nipi në fjalë është Antonio Esposito, 33 vjeç dhe tashmë lojtar i Finale Ligure, i cili në vitin 2010 ishte pjesë e skuadrës fituese të Tripletës së Inter, si një lojtar i ri premtues. Ai është rritur në La Spezia me Nicolò Zaniolo, me të cilin ka qenë gjithmonë shok. Pikërisht Zaniolo që është sot një nga lojtarët në qendër të hetimit të basteve bashkë me Tonali dhe Fagioli.

"Nipi më vuri në këtë situatë për të marrë ndihmë - tha Petra, një burrë me precedente të vogla droge, pa hyrë në detaje -. E bëra vetëm për këtë, nuk më interesojnë paratë dhe fama". Esposito dhe Zaniolo në periudhën e parë të këtij të fundit te Roma, ishin të pandarë, si bashkëpunëtorë të ngushtë, më pas diçka u prish dhe Esposito filloi sërish të luante te amatorët.

Presidenti i Finale Ligure ndërhyri për çështjen e basteve: "Esposito deklarohet i pa përfshirë në fakte dhe do të mbrohet në forumet përkatëse. Është shumë i tronditur".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI