Flash

Trajneri Sylvinho: "Kemi bërë diçka fantastike, por nuk ka mbaruar asgjë akoma"

Lapsi.al 17 October 2023
Trajneri Sylvinho: "Kemi bërë diçka fantastike, por nuk ka

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho pas sfidës miqësore të fituar 2-0 me Bullgarinë tha se skuadra e tij jep maksimumin pavarësisht ndeshjes nëse është zyrtare apo miqësore.Menjëherë pas ndeshjes, për mikrofonin e “TV KLAN”, tekniku kuqezi u shpreh:

“Mendoj që është një skuadër që jep gjithçka në fushë, nuk ka rëndësi është ndeshje zyrtare apo miqësore, ne japim gjithmonë maksimumin. Për mua të gjithë janë shumë të mirë. Të 23 lojtarët.  Do të thotë shumë që Shqipëria ka bërë 5 fitore. Kjo është meritë e të gjithë lojtarëve që kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës. Nuk ka mbaruar asgjë, kemi bërë diçka fantastike, është meritë e tyre", tha Sylvinho.  

Për sa i takon lojtarëve Sylvinho komentoi: "Daku futet dhe shënon, gjithashtu dhe Muçi me Laçin. Kjo është shenjë që ne kemi lojtarë shumë të fortë si në formacion dhe në stol. Të gjithë lojtarët janë nivel i njëjtë, si në stol ashtu dhe në formacion. Ne kemi shumë lojtarë që bëjnë tranzicione. Unë e kuptoj që ne duhet të bëjmë më shumë zotërim topi, por kemi lojtarë me karakteristika shumë të forta në fazën e tranzicionit",  tha trajneri brazilian.

Dhe në fund një thirrje për ulje të euforisë dhe përqendrim në sfidat e ardhshme. "Një ëndërr shumë e bukur. Jam shumë i kënaqur, për njerëzit, për tifozët, na mbështesin. Kjo na ka ndihmuar shumë. Ne jemi shumë të lumtur, edhe për ata tifozë. Sigurisht që akoma s’ka mbaruar asgjë dhe duhet të jemi me këmbë në tokë”, u shpreh Sylvinho.  

“Ja si qendron e vërteta me Brojën”: Sylvinho zbulon situatën me sulmuesin e flet për rinovimin e kontratës

Shtatë ndryshime në formacion: Sylvinho sfidon Bullgarinë me “rezervat”

 

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI