Flash

Kartona të verdhë të lehtë e ndeshje të trukuara: shfaqet hija e mashtrimit sportiv në Itali

Lapsi.al 17 October 2023
Kartona të verdhë të lehtë e ndeshje të trukuara:

Ndeshje të trukuara dhe kartona të verdhë të dyshimtë. Edhe mbi këtë pistë po punon prokuroria e Torinos, e cila prej muajsh po zbardh botën e madhe të basteve të paligjshme me protagonistë disa futbollistë të Serisë A. Për momentin të dyshuar janë Fagioli, Tonali dhe Zaniolo, por befasitë nuk mund të përjashtohen. Edhe në frontin e mashtrimit sportiv. Frika është se pas maxi-basteve ka ndeshje të 'rregulluara' për të vazhduar me fitime ose mbuluar humbjet nga bastet e mëparshme. Hetuesit po kryqëzojnë rezultatet e ndeshjeve nën vëzhgim me të dhënat e marra tashmë dhe ato që do të dalin nga pajisjet elektronike të sekuestruara. Për momentin, shkruan Corriere della Sera, nuk ka elementë që mund të çojnë në trukim ndeshjesh.

Është e rëndësishme të theksohet se për momentin mashtrimi sportiv nuk është një hipotezë krimi e pranishme në dosje. Vetëm se Prokuroria po mendon në një gamë të gjerë mënyrash, duke vlerësuar disa pista. Ajo që lidhet me trukimet e mundshme të ndeshjeve po shqyrtohet ashtu si të tjerat. Qëllimi është të shkohet në thellësi për të mos humbur asnjë aspekt të historisë së ndërlikuar.

Lexo më tej: Tonali do të vetë-denoncohet, Fagioli e akuzon: "Ma shkarkoi ai aplikacionin"

Aktualisht po kryhen analiza për celularët dhe tabletët e sekuestruar të enjten nga Zaniolo dhe Tonali në Coverciano, në grumbullimin e Italisë. Të gjitha bisedat do të lexohen si dhe do të analizohen materialet e pranishme. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për juventinin Fagioli. E pikërisht nga aparatura e lojtarit bardhezi kanë dalë edhe emrat e lojtarëve të tjerë të Serie A.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI