Flash

Miqësorja jo miqësore: për çfarë vlen përplasja me Bullgarinë

Lapsi.al 17 October 2023
Miqësorja jo miqësore: për çfarë vlen përplasja

Shqipëria do të zbresë sot në fushë për miqësoren me Bullgarinë, e para për teknikun Sylvinho. Që kur është ulur në pankinën kuqezi, braziliani nuk ka patur mundësi të provojë asgjë: gjithnjë ndeshje zyrtare, në kërkim të rezultatit. Tani, më në fund, vjen mundësia për të bërë ndonjë eksperiment të vogël, apo më saktë për të provuar ndonjë lojtar, që me aktivitetin konkurrues ka qenë e vështirë për ta testuar, të paktën nga minuta e parë.

Për kuqezinjtë kjo është mundësia e fundit përpara ndeshjeve të nëntorit. Brazilinin Sylvinho e presin Moldavia dhe Ishujt Faroe me objektiv jo vetëm kualifikimin, por vendin e parë. Shumë e rëndësishme, për të mbajtur vazon e dytë në shortin e Euro-2020, apo për të shpresuar të parin (nëse arrin të jetë ndër 5 kombëtaret me pikavarazhin më të lartë).

Kështu që, provat gjenerale Sylvinho mund t'i bëjë në orën 18.00 në Arena Kombëtare me Bullgarinë. Do t'i shërbejë teknikut për të kuptuar më shumë si mund të shembë prapavijën moldave në transfertë, apo si të zbërthejë mbrojtjen e Ishujve Faroe më thjeshtë. Ndryshime do të ketë, të lajmëruara nga vetë Sylvinho, por jo sa të prishen ekuilibrat. Pastaj janë edhe zëvendësimet, që me shumë mundësi do të ndodhin që në pushim të lojës. Bullgaria nuk pranoi të bëheshin 9, kështu që, do të procedohet me rregullat zyrtare.

Praktikisht një miqësore që mund të mos jetë shumë miqësore, duke qenë se edhe bullgarët vijnë nga një humbje në Sofje me Lituaninë. Të etur për ti dhënë pak moral skuadrës, ata do të mundohen të bëjën rezultat. Nga ana tjetër, kuqezinjtë janë me 100% fitore në shtëpi dhe këtë rekord nuk duan ta prishin kundër një skuadre që mbyll renditjen në Grupin G eliminator.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI