Flash

Tonali do të vetë-denoncohet, Fagioli e akuzon: "Ma shkarkoi ai aplikacionin"

Lapsi.al 16 October 2023
Tonali do të vetë-denoncohet, Fagioli e akuzon: "Ma shkarkoi ai

Pranoi të trajtohet me ndihmën e një eksperti dhe së shpejti do të vetë-denoncohet në prokurorinë e Torinos dhe atë federale. Bëhet fjalë për Sandro Tonali, i cili ka vendosur të ndjekë rrugën e Nicolò Fagioli në çështjen e basteve të futbollit që tashmë e sheh atë nën hetim. Qëllimi i ish-lojtarit të Milan është të marrë një zbritje në dënim dhe të shkurtojë kohët, por kjo nuk është e sigurtë. Fillimisht do të duhet të verifikohet nëse materiali i grumbulluar, shkruan La Gazzetta dello Sport, përputhet totalisht me atë të grumbulluar nga hetuesit.

Me pak fjalë, për të kuptuar nëse ish-lojtari i Brescias po thotë të gjithë të vërtetën. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet frontit Milan. Zyra e prokurorit dëshiron të kuptojë nëse mesfushori ka vënë bast për ndeshjet e Milan apo jo. Nëse do të ishte kështu, asnjë ulje dënimi: përkundrazi. Tonali do të përballej me rrethana rënduese.

Lexo më tej: Repubblica 'fajëson' juventinin Fagioli: "Tërhoqi brenda Tonali e Zaniolo për të mbuluar borxhet"

Në qendër të vëmendjes është edhe marrëdhënia mes dy lojtarëve të përfshirë, Tonali dhe Fagioli. Sipas asaj që shkruan La Repubblica, ish-lojtari i Cremonese ka pranuar para hetuesve se ka qenë kolegu i tij i kombëtares që e ka bërë të shkarkojë aplikacionin e inkriminuar. Ai që e futi në telashe Sandron ishte vetë lojtari i Juventus, i cili dorëzoi celularin në Prokurori dhe u mor në pyetje nga Chinè. Ky i fundit do të dëgjojë sa më shpejt të jetë e mundur edhe mesfushorin Tonali. Ai është penduar, por hetuesit presin që versioni i dhënë autoriteteve të jetë i njëjtë me atë të konstatuar në hetimet në vazhdim mbi celularin dhe tabletin e sekuestruar.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI