Flash

"Bir kur*e": Benzema u lut për palestinezët, ish-portieri izraelit Aouate e shan në pesë gjuhë

Lapsi.al 16 October 2023
"Bir kur*e": Benzema u lut për palestinezët, ish-portieri
Përplasja izraelito-palestineze i kalon kufijtë e politikës dhe luftës së tmerrshme të vazhdueshme, duke mbërritur në fushat e futbollit. Më saktësisht në rrjetet sociale, ku Karim Benzema, mysliman dhe aktualisht sulmues i Al-Ittihād, u sulmua ashpër nga David "Dudu" Aouate. Ish-portieri izraelit u tërhoq pas një karriere që e çoi edhe në La Liga në radhët e Mallorca, Deportivo La Coruna dhe Racing. E gjithë kjo pas një postimi në rrjetet sociale të sulmuesit francez: “Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës - shkruan Benzema-, sërish viktima të këtyre bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë as gratë e as fëmijët”. Lexo më tej: Përshëndetja e fundit e Benzema për Real: "Do të doja ta mbyllja këtu, faleminderit Ancelotti" Një postim që gjithashtu mund të kuptohet, duke pasur parasysh përfshirjen e popullatës palestineze në një konflikt mes Izraelit dhe Hamasit. Por Aouate nuk i ka pëlqyer aspak ky qendrim i francezit. Përgjigja e tij, në fakt, nuk vonoi dhe sigurisht nuk mund të kalonte pa u vënë re për shkak të toneve të saj shumë të ashpra: "Bir kur*e" ka shkruar ai në pesë gjuhë (hebraisht, frëngjisht, anglisht, arabisht dhe spanjisht), duke e shoqëruar nga dy flamujt, atë izraelit dhe atë amerikan.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI