Flash

Polonia një pikë me Moldavinë, asist Shqipërisë: vendi i parë mund të ruhet edhe me një humbje në 'Zimbru'

Lapsi.al 15 October 2023
Polonia një pikë me Moldavinë, asist Shqipërisë: vendi

Me Shqipërinë që pret tashmë dy ndeshjet e fundit në nëntor, kuqezinjtë kanë qenë direkt të interesuar të ndeshjeve të tjera të grupit E kualifikues. Republika Çeke u ngrit në këmbë pas shembjes në Arena Kombëtare, duke mundur 1-0 Ishujt Faroe. Goli me penallti i Soucek i sjell çekët në kuotën e 11 pikëve, -2 nga Shqipëria. Më e rëndësishme për Sylvinho e të tjerët ishte përballja mes Polinisë e Moldavisë. 1-1 që është një asist për Shqipërinë që mund të ruajë vendin e parë edhe me një humbje në Zimbru me moldavët.

Me 9 pikë, Moldavia do të luajë në shtëpi me Shqipërinë në 17 nëntor. Kuqezinjtë me 13 pikë mund të ruajnë vendin e parë, në rast se Polonia dhe Republika Çeke do të barazojnë në Varshavë. E njëjta situatë do të përsëritej edhe në rast se fitojnë polakët, duke qenë nën kuqezinjtë me golavarazh në ndeshjet direkte. Sidoqoftë Shqipërisë do t'i duhet të paktën një pikë në dy ndeshjet e fundit për kualifikimin në Euro 2024 për tu kualifikuar.

NDESHJET E TJERA

Spanja mposht Norvegjinë dhe siguron kualifikimin për në Euro2024. Goli i Gavi vendosi ndeshjen dhe kualifikoi iberikët dhe Skocinë në grupet e kompeticionit. Buzëqesh edhe Turqia e teknikut Montella, e cila falë fitores 4-0 ndaj Letonisë, kalon në grupin e Uellsit dhe Kroacisë, tashmë të bashkuar me 10 pikë pas 2-1 të shënuar nga Wilson. Gol dhe asist për Kvaratskhelia në 4-0 e Gjoergjisë ndaj Qipros. Ndërsa barazuan Zvicra (nga 1-3 në 3-3 në fund kundër Bjellorusisë) dhe Polonia në Zimbru me Moldavinë.

REZULTATET E MBRËMJES

Euro 2024 Qualification: Group A

Georgia 4-0 Cyprus

Norway 0-1 Spain

Euro 2024 Qualification: Group D

Turkiye 4-0 Latvia

Wales 2-1 Croatia

Euro 2024 Qualification: Group E

Czech Republic 1-0 Faroe Islands

Poland 1-1 Moldova

Euro 2024 Qualification: Group I

Switzerland 3-3 Belarus

E shtyrw Kosovo - Israel

Romania 4-0 Andorra

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI