Flash

Fagioli e vesi i basteve nuk ishin mister. Repubblica zbulon bisedat në chat: "Bonucci e dinte"

Lapsi.al 15 October 2023
Fagioli e vesi i basteve nuk ishin mister. Repubblica zbulon bisedat në

Vesi i lojërave të fatit të Nicolò Fagioli nuk ishin mister te Juventus. Ish-kapiteni Leonardo Bonucci e dinte për varësinë e mesfushorit të talentuar. Siç raporton ‘Repubblica’, sipas dokumenteve të Prokurorisë së Torinos ka pasur biseda mes të dyve për temën e basteve. Por nuk ka asnjë provë që mbrojtësi ka marrë pjesë në baste. Bashkë me Bonucci, nga bisedat në celularin e Fagioli shfaqeshin edhe dy lojtarë të tjerë të Juventus, të rinj e të huaj dhe një anëtar i stafit teknik të Massimiliano Allegri.

E këtu – shkruan Repubblica – lind hipoteza e moskallëzimit. Sipas kodit të drejtësisë sportive, kushdo që vihet në dijeni për një lojtar apo një shoqëri që ka vënë bast, ose është gati ta bëjë këtë, ka detyrimin të njoftojë menjëherë Prokurorinë Federale. Për ata që nuk e bëjnë këtë, dënimi është jo më pak se gjashtë muaj skualifikim.

Lexo më tej: Repubblica 'fajëson' juventinin Fagioli: "Tërhoqi brenda Tonali e Zaniolo për të mbuluar borxhet"

Nga bisedat në chat në telefonin e Fagioli nuk mungojnë as ato me basteshkruesit, të cilët në vetëm pak muaj kanë arkëtuar më shumë se një milion euro. Hetuesit po kontrollojnë nëse ka arsye për të vëzhguar krimet e fajdeve apo zhvatjes. Lojtari i Juventus ishte i dëshpëruar për shumat e parave që po humbiste.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI