Flash

Video/ Cantona, çfarë zëri! Në dalje albumi i parë muzikor i ish-sulmuesit të United

Lapsi.al 15 October 2023
Video/ Cantona, çfarë zëri! Në dalje albumi i parë

Eric Cantona është gjithmonë gati për t'i mahnitur të gjithë. Pasi vari këpucët në gozhdë, Le Roi është marrë duke kultivuar të gjitha pasionet e tij. Nga piktura, tek shkrimi dhe tani tek e kënduara. Ish-numri 7 i Manchester United është gati të debutojë në botën e muzikës.

EP-ja e parë e Eric Cantona do të dalë në tregun muzikor më 20 tetor. Francezi pranoi se kishte punuar shumë për këtë projekt dhe qershorin e kaluar njoftoi se kishte shkruar këngën e tij të parë me titull “I'll make my own heaven”. Ky single është kënga e lançimit e cila shoqërohet me këngë të tjera me titujt e mëposhtëm: "The friends we lost", "Tu me diras", "Je veux".

Lexo më tej: Cantona, që me gjestin e tij u bë pjesë e Play Station, futet në Hall of Fame: "Do habitesha nëse nuk do zgjidhesha"

Turi i tij tashmë është krejtësisht i shitur dhe do të nisë nga Mançesteri: "Do të filloj nga ky qytet sepse më ka mbetur në zemër jo vetëm në aspektin futbollistik. Gjatë mbylljes për shkak të Covid më në fund arrita të provoja kitarën. Pse e nisa tani? Sepse më parë nuk kisha kohë dhe pavarësisht se ndihem si një kitarist i keq, jam ndjerë mjaftueshëm i sigurt për t'i dhënë formë këngëve".

https://youtu.be/MLZ_c4k6YB0

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI