Flash

Video/ Marvin Çuni paraqit forcën para teknikut Sylvinho: rikuperon Bajrami, të gjithë gati

Lapsi.al 15 October 2023
Video/ Marvin Çuni paraqit forcën para teknikut Sylvinho: rikuperon

Pas pushimit të lënë të shtunën nga tekniku Sylvinho, kombëtarja shqiptare është kthyer sot në punë, për të përgatitur ndeshjen miqësore me Bullgarinë. Prezent sot me grupin ka qenë edhe i thirruri i fundit i teknikut brazilian Marvin Çuni. Zgjedhja e teknikut Sylvinho për një ditë pushim ka qenë e duhura, me lojtarët që janë riaftësuar nga shqetësimet muskulare dhe kanë rikuperuar energji.

Me ekipin është bashkuar sot në stërvitje për herë të parë edhe sulmuesi Marvin Çuni. Sulmuesi i Frosinone është stërvitur normalisht me grupin. Seanca stërvitore ka zgjatur për rreth 90 minuta dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë. Nuk ka asnjë lojtar me shqetësime fizike. Të gjithë janë stërvitur normalisht. Përgatitjet kanë nisur me ushtrime në palestër dhe më pas në fushë për të bërë përmirësuar përgatitjen atletike. Në fund, tekniku Sylvinho ka bërë edhe një ndeshje kontrolli të kombinuara me situata loje.

KONFERENCAT PËR SHTYP

Të hënën, në ora 15:45, do të zhvillohet konferenca zyrtare për media me trajnerin Sylvinho dhe një futbollist. Në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë në stadiumin ‘Air Albania’, stërvitja që do të zhvillohet në orën 16:30, do të jetë e hapur 15 minuta për mediat.

Lexo më tej: Video/ Vajzat e kombëtares ndjekin stërvitjen e kuqezinjve para Bullgarisë, Sylvinho: "Ne jemi një"

Konferenca zyrtare për shtyp e Bullgarisë do të zhvillohet në orën 17:30 po në stadiumin ‘Air Albania’. Stërvitja zyrtare në stadiumin ku do të luhet ndeshja do të jetë në orën 18:00 me 15 minutat e para të hapura për mediat.

https://youtu.be/GjCLP0LGWw4

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI