Flash

"90% e futbollistëve vënë baste", zbulimi i Federbet është tronditës

Lapsi.al 16 October 2023
"90% e futbollistëve vënë baste", zbulimi i Federbet

Skandali i basteve dhe problemet e varësisë ndaj lojërave të fatit që kanë pranuar Fagioli dhe Tonali kanë ngritur pikëpyetje të reja se si të luftohet ky fenomen, i cili fatkeqësisht po rritet me shpejtësi. Por deklarata dekurajuese vijnë nga presidenti i Federbet.

ZBULIMI I BUJSHËM I FEDERBET

Federbet është një organizatë ndërkombëtare e krijuar me qëllim të luftimit të basteve të paligjshme në sport. Presidenti Francesco Baranca ka bërë deklarata të forta dhe të ashpra në një prononcim për spanjollët e Cadena Ser: "Për mendimin tim, 90% e futbollistëve vënë bast dhe kjo nuk më habit. Kam folur me shumë prej tyre. Ata kanë shumë kohë të lirë, para dhe e duan adrenalinën. Konkurrenca i bën ata të prirur për lojëra fati. E kam fjalën për baste, jo për trukime ndeshjesh. Profili i futbollistit është më i ngjashëm me atë të një ludopatiku (të varur nga bixhozi)".

E ARDHMJA NUK ËSHTË E BUKUR

Problemi i varësisë ndaj lojërave të fatit ka qenë gjithmonë aty, por nuk është trajtuar kurrë siç duhet: "Duhet të flasim për rreziqet çdo javë, por pastaj të gjithë harrojmë. Mendoni për Neëcastle që shpenzoi 80 milionë për Tonali dhe rrezikon ta shohë të skualifikuar. A është një dëm për klubin? Do të thosha i madh. Nëse shkojmë dhe shohim të gjithë lojtarët që kanë vënë baste për kombëtaren italiane apo një kombëtare tjetër, do të përfundojmë të shkojmë të luajmë ju dhe unë. Asgjë nuk ka ndryshuar në dhjetë vitet e fundit".

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI