Flash

Stoichkov e Berbatov e kanë provuar forcën: Shqipëria, 73 vjet pa fitore me bullgarët

Lapsi.al 17 October 2023
Stoichkov e Berbatov e kanë provuar forcën: Shqipëria, 73 vjet pa

Pothuajse gjithnjë favorite, Bullgaria sigurisht i ka precedentët në favor kur vjen puna në përballjet me Shqipërinë. Bilanci i 11 ndeshjeve anon nga bullgarët, ndaj të cilëve është pothuaj një përjetësi që nuk fitojmë: 73 vjet, fitorja e fundit më 1950. E megjithatë kampionët e mëdhenj si Stoichkov e Berbatov janë ndalur në barazim në përballjet me kuqezinjtë.

E të mendosh që historia mes dy përfaqësueseve, që nisi në vitin 1946, pa fituese Shqipërinë 3-1 me dy gola të Loro Boriçit dhe një të Pal Mirashit në rrugën drejt titullit kampione e Ballkanit. Një vit më pas, në të njëjtin turne, bullgarët fituan 2-0, ndërsa sfida e tretë, një miqësore, u mbyll pa gola. Kohë pozitive për kuqezinjtë që në 4 qershor 1950 rrëmbeu edhe fitoren e dytë. Në fakt, është dita e fitores së fundit të kombëtares shqiptare kundër Bullgarisë me rezultatin 2-1.

DOMINIMI BULLGAR

Pas fitores së 1950-ës, deri më 2007, kur është luajtur ndeshja e fundit, bilanci flet në favor të Bullgarisë. Në 11 ndeshje, dy janë fitore të kuqezinjve, katër barazime, dhe pesë herë kanë fituar bullgarët. Ndeshja e nesërme do të jetë miqësorja e katërt. Dy takimet e fundit kanë qenë për kualifikueset e Euro 2008, dhe janë mbyllur në barazim, 0-0 në Bullgari, më 28 mars 2007, dhe 1-1 në Shqipëri, më 17 tetor të po atij viti, plot 16 vjet më parë.

SI U NDALËN STOICHKOV E BERBATOV?

Pasi erdhën nga vendi i katërt në Botërorin USA 94' Stoichkov e të tjerët u ndalën në barazim në Qemal Stafa. Topi i Artë shënoi, por nuk ndali dot rikthimin e kuqezinjve të Bajkos. Me kundërshtarin me 10 lojtarë, Shqipëria pastaj nuk guxoi të kërkonte ta fitonte ndeshjen. Ai në Sofje, pastaj, në 2007 erdhi kundër Berbatov e kampionëve të tjerë bullgarë. Otto Baric mbërriti në Bullgari ditën e ndeshjes, për shkak të një problemi shëndetësor, dhe mori një 1-1 të çmuar. Berbatov goditi traversën në atë ndeshje.

Miqësorja e fundit është zhvilluar më 30 prill 2003 në Bullgari, fituar 2-0 nga vendasit. Shifrat në takimet midis dy skuadrave kanë qenë të ekuilibruara në përgjithësi. Përjashtim nën takimi për kualifikueset e Euro 96, kur bullgarët fituan në shtëpi 3-0, me një gol të shënuar nga Jordan Letchkov e dy nga Emil Kostandinov.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI