Flash

Santon mohon spiunimin: "Xhaxhai im nuk është burimi i Corona. Nuk di gjë për bastet"

Lapsi.al 17 October 2023
Santon mohon spiunimin: "Xhaxhai im nuk është burimi i Corona.

Davide Santon mbrohet dhe mohon se xhaxhai i tij është burimi i Fabrizio Corona në skandalin e basteve. "Xhaxhai im nuk është informatori i Corona. Ai ka një fermë molusqesh. Unë nuk di asgjë për këto baste. Është diçka që më neverit. Ai nuk e përmendi emrin tim, por tifozët menduan se isha unë - shfryu ish-lojtari i Inter dhe Roma -. Nëse Corona thotë se informatori i tij është xhaxhai i një ish-lojtari të Inter të Mourinhos që u transferua te Roma, është e qartë se tifozët po mendojnë për mua. Por unë nuk hyj fare këtu. Unë nuk di asgjë për chat dhe baste. Kam lexuar se ai flet për një futbollist që hapi një strofull të paligjshme bastesh. Por unë luaj padel, së shpejti do të hap një qendër në anët e mia, mes Comacchio dhe Ravenna".

Santon, i cili i vari këpucët në gozhdë në shtator 2022 në moshën 31 vjeçare, përjashton çdo përfshirje të familjarëve të tij: "Xhaxhallarët e mi jetojnë në Ferrara dhe sigurisht që nuk merren me baste. Njëri prej tyre ka një fermë molusqesh. Por me të nuk flas prej vitesh. E le më pastaj që xhaxhallarët e mi të njohin Fabrizio Corona".

Santon mohon çdo lidhje me fotografin e skandaleve Corona. "Unë kurrë nuk kam folur me të në jetën time. Dua të them që e njoh sepse ai është një personazh publik, por nuk është se kemi pasur një bisedë të vetme apo një telefonatë. Asnjëherë. E pastaj kur isha te Inter në Convitto ai ishte në burgu në San Vittore. Ndoshta e kam parë një herë në stadium".

DUHET TË JETË MIK ME BALOTELLI

Profili që aludon Corona është një lojtar që është mik i ngushtë i Balotelli. "Me Balotelli nuk kam folur prej 7 apo 8 vjetësh. Ndoshta edhe dhjetë. Ne ishim miq por nuk takohemi më. Unë nuk flas më me Marion edhe sepse ai ndryshon numrin e celularit çdo dy javë. Kështu që është e pamundur të kontaktosh me të”.

Santon njeh vetëm Nicolò Zaniolo nga lojtarët e përfshirë deri më tani. "Në realitet unë nuk njoh askënd tjetër përveç Zaniolo. Kur isha te Inter ai luajti me Primavera. Pastaj arritëm së bashku te Roma në marrëveshjen e Nainggolan. Nuk e di se çfarë ka menduar ai në kokën e tij. Kur luaja me të ka qenë gjithmonë një djalë i qetë. Nuk e di se çfarë ndodhi, çfarë i kaloi nëpër mendje. Vetëm ai mund ta dijë këtë".

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI