Flash

Video / Laçi e Muçi thyejnë Bullgarinë: kuqezinjtë të pamposhtur në shtëpi

Lapsi.al 17 October 2023
Video / Laçi e Muçi thyejnë Bullgarinë: kuqezinjtë

Shqipëria fiton edhe miqësoren e parë nën drejtimin e brazilianit Sylvinho ate me Bullgarinë. Kuqezinjtë u imponuan 2-0, duke mbajtur rekordin e vetëm fitoreve në Arena Kombëtare në këtë fushatë eleminatore.

Me gjashtë lojtarë të linjave të dyta, kuqezinjtë ishin njësoj dominues në sfidën me Bullgarinë. Ndërtim aksionesh, pasime të shkurtra e vertikalizime. Avantazhi erdhi në pjesën e parë. Laçi përfitoi në zonë pas një krosimi të Muçit. Bullgaria ishte e paaftë të rrezikonte Strakoshën, ndërsa kuqezinjtë shkuan pranë golit të dytë.

Zëvendësimet vetëm sa rritën diferencat dhe Muçi shënoi edhe golin e dytë. Spektakolar realizimi i sulmuesit me nje goditje të fortë nga jashtë zonës. Në fund një fitore që rrit edhe më shumë besimin për dy ndeshjet e mbetura në nëntor. Kundër Moldavisë e Ishujve Faroe duhet vetem një pikë për kualifikimin, por kjo skuadër do vendin e parë, për tē shkuar si duhet në Gjermani.

[video width="832" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/goli-per-lapsi.al_.mp4"][/video]

 

[video width="728" height="396" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/An60K.mp4"][/video]

Kombëtarja humb lojtarët kundër Bullgarisë: Daku e Bare ikin nga grumbullimi

 

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI