Flash

Video/ Gazetari i kujton Walker 'memet' tallëse për Chiellini-Saka, mbrojtësi driblon: "Nuk i kam parë"

Lapsi.al 17 October 2023
Video/ Gazetari i kujton Walker 'memet' tallëse për
Është dita e Angli-Itali dhe Walker përpara ndeshjes i kujtuan momentin ikonë të finales së Kampionatit Evropian. Pikërisht atë tërheqje nga jaka e Chiellini në dëm të adoleshentit Saka. Mbrojtësi i City ka preferuar ta anashkalojë. Hera e fundit që Italia shkoi në Wembley për t'u përballur me Anglinë ishte më 11 korrik 2021, finalja e Kampionatit Evropian. Të gjithë e mbajmë mend se si përfundoi ajo ndeshje, me golin e Bonucci dhe pritjet e Donnarumma në goditjet e penalltive. E mbi të gjitha, kupa e ngritur në qiell nga italianët. Kyle Walker, kapiteni i Anglisë, ka dashur të nënvizojë faktin se ky është një shans i vogël për hakmarrje për anglezët. Italia kthehet në Wembley në përpjekje për t'u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2024 dhe anglezët mund ta bëjnë këtë më të komplikuar. Po kështu, edhe Anglisë i duhet ende një pikë për t'u kualifikuar aritmetikisht dhe do të përpiqet ta marrë atë.
@elfutbol_2 #walker #chiellini #saka #italia #inghilterra #fypシ ♬ Shelby - sergionabeat

MEME PËR CHIELLINI-SAKA

Një tjetër moment ikonik i finales së vitit 2021 ishte tërheqja e Giorgio Chiellini ndaj Bukayo Saka, në një nga minutat e fundit të ndeshjes. Veterani i Juventus gjeti në këtë formë mënyrën për të penguar anglezin më të shpejtë të vraponte në fushë të hapur. Ai u bë imazhi referues i fitores italiane si dhe një bazë e shkëlqyer për meme. Një gazetar i kujtoi Walker piëkrisht këtë fakt dhe mbrojtësi i Cityt u përgjigj: "Nuk i kam parë memet. Nuk ndjek rrjetet sociale, internetin dhe gjëra të tilla. Chiellini është një lojtar i madh, karriera e tij flet për të". Sot, megjithatë, Chiellini nuk do të jetë për të tërhequr nga fanella Saka, e lojtari i Arsenal është më në fund gati ta bëjë atë sprint.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI