Flash

Fagioli trondit prokurorët: "Donin të më thyenin këmbët, qava pas Sassuolo për 3 milionët e humbura"

Lapsi.al 18 October 2023
Fagioli trondit prokurorët: "Donin të më thyenin

Në procesverbalet e deklaratave të Nicolò Fagioli para prokurorëve për çështjen e basteve, del në pah dëshpërimi i një djali që vuan nga varësia e lojërave të fatit: “Më kërcënuan se do të më thyenin këmbët, por nuk kam vënë kurrë bast për Juventusin apo Cremonese, skuadrat ku kam luajtur. Situata ishte aq e padurueshme sa që në Sassuolo, sapo dola nga fusha nisa të qaja para kamerave, duke menduar për problemet e mia të lidhura me borxhet e basteve”, lexohet në faqet e fundit të raportit të deklaratave të bëra për magjistratët.

Një obsesion që e detyroi të thoshte një sërë gënjeshtrash, të kërkonte para borxh, qoftë edhe nga shokët e skuadrës dhe të vuante kërcënime nga personazhe të rrezikshëm. Fagioli u mor në pyetje nga prokurorët në qershor, më pas u raportua në federatë. E, siç raporton Repubblica, Chiné i deklaroi prokurorit federal se filloi të fokusohej tek tenisi. E më pas, nga shtatori i vitit të kaluar, duke patur shifra të mëdha për të kthyer në platforma të ndryshme, filloi me futbollin për të rikuperuar. Megjithatë, ai gjithmonë shmangte bastet për skuadrat ku luante.

THELLIMI I BORXHIT

Kur u kthye te Juventus, në vitin 2022, kishte grumbulluar një borxh prej 250 mijë eurosh. E ëma, e shqetësuar, e këshilloi të shkojë për të marrë ndihmë të specializuar. Por situata nuk u përmirësua dhe Fagioli nisi të vërë baste për gjithçka, përfshirë futbollin. Në fund, mes platformave legale dhe ilegale, agjencive të ndryshme dhe bankave të paligjshme, ai arriti rreth 3 milionë euro borxhe. Një problem serioz, duke qenë se te Juventus ai fiton një në vit.

Lexo më tej: "Corona njeri mu*i", parrullë e ultrasve Curva Sud të Juventus në mbrojtje të Fagioli

Më pas ai fillon të marrë hua nga shokët e tij të skuadrës, si Gatti dhe Dragusin, pa zbuluar arsyen. Justifikimi ishte se duhet të blinte orë, por se llogaria e tij ishte bllokuar nga e ëma. 40 mijë euro secila, nga dy shokët, të cilat iu kredituan një argjendarie, që më pas vazhdoi me dhënien e objekteve me vlerë kreditorëve të platformave të ndryshme.

SI NISI GJITHÇKA?

Ludopatia e ka origjinën nga grumbullim në Tirrenia me ekipin e U-21. Fagioli pa mikun dhe shokun e tij të skuadrës Tonali duke vënë baste në një faqe të paligjshme bastesh. Ish-lojtari i AC Milan e ndihmoi atë të regjistrohet përmes një llogarie. Prej aty nisi gjithçka: "Kam vënë baste për fituesin e një ndeshjeje, ose për rezultatin nën/mbi, kurrë për emrin e golashënuesit apo për rezultatin e saktë. E bëra nga mërzia, kisha shumë kohë të lirë”. Me lotët kundër Sassuolo, Fagioli preku fundin dhe kuptoi se ishte koha për të thënë mjaft. Pjesa tjetër është historia e këtyre ditëve.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI