Flash

"Ndoshta shenjë e fatit": Ahmataj bëhet gati për derbin e parë kryeqytetas si trajner

Lapsi.al 18 October 2023
"Ndoshta shenjë e fatit": Ahmataj bëhet gati për derbin

“Derbi është një ndeshje specifike, sepse luajnë dy ekipet më të titulluara në vend dhe dihet rivaliteti. Është një ndeshje për të luftuar dhe për të marrë më të mirën". Julian Ahmataj ka përfituar nga pauza e kombëtareve për të përgatitur derbin kryeqytetas me Partizanin. Sfida e javës së gjashtë të Superiores u shty në fakt me kërkesën e të dy klubeve fillimisht përpara pauzës së kombëtareve. FSHF pastaj e spostoi në 19 tetor, për të lejuar kushtet më të mira të fushës për ndeshjen vendimtare të kombëtares, atë kundër Çekisë.

I "graduar" si trajner permanent pas fitores me Vllazninë në debutimin në pankinë në 7 tetor, Ahmataj ka akoma pakënaqëesi: "Gjithmonë ndodh që pas një vere të mirë, vijnë oshilacionet. Motivimi në kampionat, ndryshimi i garës sjellin çrregullime. Mendoj se nuk jemi atje ku duhet, por duhet të bëjmë maksimumin për të arritur aty ku pretendojmë - tha Ahmataj -. Kemi disa shqetësime, por besoj se e kemi grupin për të përballuar sfidën".

Lexo më tej: "Humbja nga individë, grupi do t'i nxjerrë jashtë". Memelli i tërbuar, Ahmataj presion Halilit: "Më jep Tiranën"

Statistikisht për Tiranën duket se derbi kryeqytetas i luajtur në tetor është me fat. Bardheblutë kanë precedentë më të mirë në sfidat e luajtura me Partizanin në këtë muaj: "Kjo është ndoshta një shenjë fati. Ne kemi për detyrë ta luajmë derbin dhe pastaj rezultati i ngelet fushës - parashtroi Ahmataj -. Na duhet forma e mirë e organizuar e skuadrës. Jo vetëm forma individuale e çdo lojtari, por forma totale e skuadrës. Duhet koordinimi i duhur për të përballuar një ndeshje futbolli dhe për të bërë më të mirën në fushë”.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI