Flash

Derbi i statistikave: barazimi në ndërqytetasen e parë i humb titullin Partizanit e Tiranës

Lapsi.al 19 October 2023
Derbi i statistikave: barazimi në ndërqytetasen e parë i humb

Pas rreth dy orësh do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës, në stadiumin Arena Kombëtare. Dihet që derbi luhet në fushë, vetëm pasi e ka bërë më parë në statistika. E kur vjen puna te rivalët e mëdhenj, në lojë është edhe krenaria, që në këtë rast i jep të drejtë të kuqve. Jo vetëm për dominimin historik në përballjet ndërqytetase, por edhe sepse ka humbur vetëm një në katër përballjet e fundit, nga të cilat ka fituar dy.

PRECEDENTËT

170 herë janë përplasur Partizani e Tirana, në të gjitha kompeticionet, Kupë dhe kampionat, në një rrugëtim historik, të nisur nga viti 1947, për të mbërritur në sfidën e sotme të 19 tetorit 2023. Përplasja e parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947, kur “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke shënuar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi. Tirana në anën tjetër krenohet me të famshmin orar zyrtar të asaj kohe 7-3. Vetëm se të kuqtë i gëzohen 70 fitoreve, kunddrejt 47 sukseseve të bardhebluve, me 53 ndeshje që kanë përfunduar në barazim.

Demat mbizotërojnë edhe në golavarazh: 229 gola të shënuar ndaj 184 të bardhebluve. Për të gjetur fitoren e fundit të Partizanit nuk duhet kërkuar gjatë: në 6 mars 2022, në vitin e titullit, skuadra e Colellas triumfoi 2-0. Suksesi i fundit bardheblu është ai i një viti më parë, në 2 tetor 2022, edhe ky në vitin e titullit të fituar nga Orges Shehi, 0-2. Dy formacionet rivale herën e fundit që janë takuar janë ndarë 1-1 në një ndeshje që mbajti cështjen e kampionatit të hapur deri në fund.

VEÇORIA

Një statistikë interesante është edhe që në pesë sfidat e para derbi, të pesë sezoneve të fundit, ka ndodhur vetëm një herë që derbi të mbyllet në barazimm në sezonin 2020-21 në të vetmin rast që Tirana e Partizani nuk kanë fituar titullin në fund.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI