Flash

Fagioli, zbulohen ndeshjet për të cilat kishte vënë bast: Juventus nuk i ul rrogën

Lapsi.al 19 October 2023
Fagioli, zbulohen ndeshjet për të cilat kishte vënë bast:

Një ditë pas skualifikimit për çështjen e basteve - shtatë muaj, 12.500 euro gjobë dhe 5 muaj dënime alternative - pas marrëveshjes për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Federale, Nicolò Fagioli u paraqit në Continassa. Mesfushori mori pjesë rregullisht në stërvitjen e Juventus, e cila po përgatitet për ndeshjen e madhe të së dielës në mbrëmje në San Siro kundër Milan. Gjatë pezullimit, mesfushori do të vazhdojë të punojë me bardhezinjtë, duke luajtur edhe ndeshje kontrolli, do të marrë pagën pa asnjë zbritje. Ndërkohë, ai do të vazhdojë rrugën terapeutike tashmë të nisur, ku përfshihet edhe roli i tij si një dëshmitar për FIGC kundër ludopatisë.

Ndërkohë, detaje të reja dalin nga jeta e tij si bastvënës, për emrin e tij në platformën Treema ("XFarenz" apo "XFarenzo!), siç raporton Corriere della Sera, për të mos u gjurmuar. Për rolin e mamasë së tij, e cila fillimisht e këshilloi të kërkonte trajtim në Sert në Kremona ("kam shkuar atje disa herë") dhe më pas mori kontrollin e llogarive të tij. Mbi rolin e Tonali, i cili e bëri të regjistrohej në një faqe të paligjshme bastesh ("Dëgjova se kishte shumë borxhe kumari"). E mbi ndeshjet e luajtura: "Kurrë për Cremonese apo Juventus".

Lexo më tej: Fagioli trondit prokurorët:"Donin të më thyenin këmbët, qava pas Sassuolo për 3 milionët e humbura"

NDESHJET E LUAJTURA

Në FIGC, Fagioli tha se ai ka vënë bast "për Torino-Milan më 30 tetor 2022, një bast live. Kam vënë bast për një barazim ose një fitore të Milan dhe kam humbur". Pastaj "në ndeshjet e Champions Porto-Atletico (nëntor 2022) dhe Real Madrid-Inter (2021) vura bast se ata do të shënonin më pak se 3 ose 4 gola. Unë kurrë nuk kam vënë bast për emrin e golashënuesit ose për rezultatin e saktë". Borxhi i akumuluar nga lojtari me baste është 3 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI