Flash

Video/ Mesazhi prekës i Salah është një apel për Gazën: "Mjaft masakra, njerëzimi duhet të mbizotërojë"

Lapsi.al 18 October 2023
Video/ Mesazhi prekës i Salah është një apel për
Mohamed Salah, ylli i Liverpool dhe një nga futbollistët më të njohur muslimanë në botë, thyen heshtjen në lidhje me konfliktin. Me një thirrje të përzemërt në Tëitter ai kërkon t'i jepet fund masakrave në Gaza. "Nuk është gjithmonë e lehtë të flasësh në kohë si këto. Ka pasur shumë dhunë dhe shumë brutalitet trishtues. Përshkallëzimi i javëve të fundit është i padurueshëm për t'u parë - ishin fjalët e sulmuesit egjiptian -. Të gjitha jetët janë të shenjta dhe duhet të mbrohen. Masakrat duhet të ndalen. Familjet po copëtohen. Ajo që është e qartë tani është se ndihma humanitare në Gaza duhet të jepet menjëherë. Njerëzit po jetojnë në kushte të tmerrshme. Skenat në spital mbrëmë ishin të tmerrshme. Populli i Gazës ka nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore. Unë u bëj thirrje udhëheqësve botërorë të bashkohen për të parandaluar masakrën e mëtejshme të shpirtrave të pafajshëm. Njerëzimi duhet të mbizotërojë". Lexo më tej: "Bir kur*e": Benzema u lut për palestinezët, ish-portieri izraelit Aouate e shan në pesë gjuhë Videoja e postuar nga Salah u bë menjëherë virale dhe në një orë, nga ora 21:04 deri në 22:04, mblodhi 39.2 milionë shikime, dëshmi e ndjekjes së madhe që ylli egjiptian ka në botën muslimane.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI