Flash

Presidentit Halili nuk i del e keqja me Shehin, e tallën edhe tifozët rivalë: "Zgjedhja më e mirë"

Lapsi.al 19 October 2023
Presidentit Halili nuk i del e keqja me Shehin, e tallën edhe tifozët

"Orges Shehi, Orges Shehi" ishte kori që u ngrit nga tifozët e Partizanit në derbi, më tepër për të thumbuar Tiranën që largoi njeriun që i dha gati dy tituj kampion. Kor që me siguri nuk i kanë pëlqyer presidentit Halili, që vazhdon të bëjë hapa fals, pavarësisht humbjes në derbi: "Kisha qejf të flisja vetëm për këtë ndeshje, por meqë doni t’iu them diçka tjetër. Po jua them që ekipi nuk po bënte mirë. Kemi qenë shumë të kujdesshëm kur e kemi bërë atë ndryshim. Sepse gjatë gjithë kohës ka dhe specialistë që janë pranë skuadrës dhe kanë parë që te skuadra kishte nevojë të bëhej diçka, të bëhej një ndryshim. E ndryshimi ishte i duhuri dhe ka qenë gjëja më e mirë që është bërë".

KONFIRMIMI I AHMATAJ

Pastaj Halili konfirmoi Ahamtaj, me një deklaratë më shumë emocionale se të vërtetë. Ahmataj në eksperiencën e parë qendroi 5 ndeshje në detyrë dhe akuzoi drejtuesit për ndërhyrje (ashtu si Shehi), por pastaj u tërhoq, pa u shpëtuar shkarkimit: "Neve kemi bërë një dokument që e kemi nxjerrë. Ju e keni marrë atë nga faqja jonë kështu që vazhdon të jetë me atë që kemi thënë. Pra Ahmataj është pjesë e skuadrës tonë. është trajneri i akademisë, është pjesë e jona. Do të jetë gjithmonë te ne, sa të ketë jetë, sa të ketë dëshirë. Kështu që ne vazhdojmë të jemi në fuqi të asaj që kemi thënë, që Shehi është i pezulluar".

Lexo më tej: Rama në delir për derbin, mban pezull ardhjen e Robert Prosinecki: "E merituam në fushë"

OBJEKTIVI TITULL

Halili sidoqoftë mbetet optimist, me objektiv titullin kampion: “Goli që u bë normal që na dhëmb. Megjithatë ky është futbolli. Mund të them që e humbëm ndeshjen, por kam besim se kjo skuadër do shkojë shumë përpara. Nuk jam i nxituar që të them që kjo skuadër do shkojë drejt kreut. Uroj që skuadra jonë të ketë gjithmonë futbollist të rinj, të moshës së re që janë pjesë e akademisë tonë. Abdullahut i uroj suksese më tutje".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI