Flash

Rama në delir për derbin, mban pezull ardhjen e Robert Prosinecki: "E merituam në fushë"

Lapsi.al 19 October 2023
Rama në delir për derbin, mban pezull ardhjen e Robert Prosinecki:

“Kishim ardhur të përgatitur me gjithë problemin e kohëve të fundit dhe transferimin e trajnerit. Kjo fitore është sigurisht për djemtë, stafin dhe padyshim për tifozët. E merituam në fushë". Olsi Rama, Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, është i lumtur për fitoren në derbin me Tiranën. Drejtuesi i lartë i të kuqve ka vlerësuar mbi të gjitha sjelljen e skuadrës në fushë: "Jam i kënaqur sigurisht se fitorja është e rëndësishme. Jo vetëm fitorja, por edhe karakteri që treguan djemtë në fushë".

Rama është ndalur edhe te trajneri i ri, në kohën kur në tribunë është shfaqur Robert Prosinecki. Kroati i famshëm është ai që duhet të marrë drejtimin e Partizanit, por drejtori i përgjithshëm i të kuqve e mban pezull. "Nuk është përcaktuar ende asgjë, presidenti Demi është shumë i qetë në këtë drejtim. Tani për tani stafi ka marrë drejtimin dhe padyshim fitorja tregon që ka bërë një punë të mirë këto ditë. Ekipi luajti mirë, rrjedhshëm dhe me qartësi. Mendoj se formula e kampionatit nuk na nxiton shumë që të bëjmë zgjedhje të gabuara por të bëjmë zgjedhje të mirëmenduara".

Lexo më tej: "Ne shtylla e jashtë, ata shtylla e gol": Ahmataj kapet pas fatit të keq për derbin e humbur me Partizanin

Në fund, keqardhja për dëmtimin e mbrojtësit Sota, që i shtohet situatës emergjente në prapavijë: "Më vjen keq se situata me qendërmbrojtësve është dramatike. Ne kemi edhe Prekën e Sembene të dëmtuar. Bytyçi është integruar mirë por Sota është me peshë në prapavijë, sidomos në derbi ku është e rëndësishme eksperienca. Megjithatë, Kocijan u fut dhe bëri të vetën”, përfundoi Rama.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI