Flash

Video/ Salah vendos derbin e Merseyside: Liverpool thyen Everton me 10 lojtarë

Lapsi.al 21 October 2023
Video/ Salah vendos derbin e Merseyside: Liverpool thyen Everton me 10

Java e nëntë e Premier League hapet me fitoren e Liverpool në derbin e Merseyside, duke mposhtur 2-0 Everton. Salah shënoi dy herë në Anfield, duke hapur ndeshjen në minutën e 75' me penallti. Pastaj në minutën e 97' egjiptiani finalizoi me kundërsulm, pas një asisti të Núñez. Me këtë sukses, Reds e Klopp për momentin marrin kryesimin e tabelës, duke u bashkuar me Tottenham dhe Arsenal me 20 pikë. Të besuarit e Dyche mbeten në kuotën e 7 pikëve.

Liverpool buzëqesh sërish në kampionat duke fituar derbin ndaj Everton. Përfundon 2-0 në Anfield, ku në pjesën e parë mundësitë nuk munguan. Më e rëndësishmja ishte një kundërsulm i Reds, me Luis Diaz që u bllokua në fund nga mbrojtja e Toffees. Gjithçka dukej se po shkonte mirë për miqtë, por në minutën e 37' ish-lojtari i Inter, Ashley Young kreu një naivitet të jashtëzakonshëm. Kartoni i dytë i verdhë, e për rrjedhojë edhe përjashtimi nga fusha. Kështu nisi zyrtarisht sulmi i skuadrës së Klopp, por që nuk arriti të dalë nga ngërçi para pushimit.

Lexo më tej: Video/ "Nuk mund të bëj asgjë": audio absurde e VAR në sfidën e polemikave Tottenham-Liverpool

ME 10 LOJTARË, DOMINON SALAH

Në pjesën e dytë, Dyche riorganizoi formacionin e tij duke futur Keane dhe Patterson për Harrison dhe McNeil. Ndërsa pak pas një ore lojë ishte radha e ish-lojtarit të Udinese, Beto. Ndërrimi i parë, megjithatë, rezultoi të ishte vendimtar negativisht. Keane preku topin me dorë në zonë dhe shkaktoi penalltinë në favor të Liverpool. Nga pika e bardhë, Salah mposhti Pickfordin duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 75'. Në fund, Elliott goditi traversën dhe në minutën e 97' egjiptiani dyfishoi epërsinë në kundërsulm pas asistit të Núñez. Kështu Liverpooli rikthehet te fitorja pas humbjes ndaj Tottenham dhe barazimit me Brighton. Falë Salah, Reds ngjiten në 20 pikë, duke lënë rivalët e qytetit me 7.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI