Flash

Video/ Autogoli i Dumfur në të 86' thyen Skënderbeun me 10 lojtarë: Vllaznia kalon 0-2 në Korçë

Lapsi.al 21 October 2023
Video/ Autogoli i Dumfur në të 86' thyen Skënderbeun me 10

Vllaznia rrëmben në Korcë një fitore shumë të rëndësishme, duke mundur 0-2 Skënderbeun. Në ndeshjen që hapi javën e 9 të Superiores, korçarët janë dorëzuar përballë ish-trajnerit të tyre, pasi luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 34'. Ai që do të kishte qenë barazimi i parë i bardhekuqve në këtë kampionat u shkatërrua katër minuta nga fundi, nga autogoli i Dumfur. Pastaj në shtesë, Vllaznia shënoi edhe golin e dytë me Delaj, duke i dhënë fund krizës së kohëve të fundit.

Në një ndeshje të ekuilibruar, diferencën e bëri dalja me karton të kuq të Prençit. Deri në atë moment, Shaqe e Rashica për vendasit dhe Gruda për kuqeblutë kishin dhënë sinjalet e para, por jo të mjaftueshme para portës. Pastaj gabimi në kontroll i Ramos, që detyroi Prençin të ndalonte në mënyrë të gabuar Grudën të lëshuar drejt portës spostoi ekuilibrat.

[video width="824" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/An629.mp4"][/video]

Vllaznia kishte më shumë hapësirë, por skuadra e Gvozdenovic mbylli mirë fushën, duke limituar dëmet. Alia bëri shpëtimtarin në minutën e 46'-48', ndërsa më pas ritmi i kuqebluve ra, pavarësisht dominimit. Balaj e bënte të ndihej prezencën, por Rashica e Liço në kundërsulm frikësonte jo pak shkodranët. Episodi që vendosi ndeshjen pastaj ishte autogoli i Dumfur. Mbrojtësi në minutën e 86' devijoi në rrjetë gabimisht krosimin nga e djathta. Në fund pastaj, në minutën e pestë shtesë, Delaj vulosi suksesin 2-0.

[video width="824" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/vllaznia-gol-1.mp4"][/video]

Shkodranët arrijnë korcarët në mesin e renditjes me 12 pikë, duke mbajtur hapur objektivin Final Four. Skënderbeu pëson humbjen e dytë radhazi, pas asaj në Laç. Suksesi i parë pas tre ndeshjeve për Memellin, që ndalon për momentin lëkundjet e pankinës së tij.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI