Flash

Anglia humb një 'Sir': ndahet nga jeta legjenda e Manchester United Bobby Charlton

Lapsi.al 21 October 2023
Anglia humb një 'Sir': ndahet nga jeta legjenda e Manchester
Futbolli anglez mban zi për humbjen e Bobby Charlton. Legjenda e Anglisë dhe Manchester United ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare pas një beteje me demencën. Sir Bobby, i cili bëri 758 paraqitje për Djajtë e Kuq dhe koleksionoi 106 ndeshje ndërkombëtare, vdiq në paqe këtë mëngjes i rrethuar nga familja e tij. Ai la pas gruan e tij Lady Norma, dy vajzat e tyre Suzanne dhe Andrea dhe nipërit e mbesat. Pas vdekjes së tij, Sir Geoff Hurst, shënuesi i trigolëshit të famshëm në fitoren 4-2 të Anglisë ndaj Gjermanisë Perëndimore në Wembley, është tani i vetmi anëtar i ekipit kampion bote të vitit 1966 ende në jetë. Sir Bobby Charlton, legjenda e Manchester United i cili ishte një figurë kyçe në fitoren e Anglisë në Kupën e Botës 1966, ka humbur betejën e tij me demencën në moshën 86-vjeçare. Charlton luajti 106 paraqitje për Anglinë dhe shënoi 49 gola ndërkombëtarë - rekord për vendin e tij në atë kohë. Gjatë një karriere 17-vjeçare në ekipin e parë me United, ai fitoi tre tituj kampion, një Kupë Kampionësh dhe një FA Cup.

KËRKESA E FAMILJES

Familja e Charlton tha se ai "kaloi qetësisht përtej në orët e para të mëngjesit të së shtunës". Ai u nda nga jeta i rrethuar nga familja e tij, e cila tha në një deklaratë se dëshirojnë të "transmetonin falënderimet e tyre për të gjithë ata që kanë kontribuar në kujdesin e tij dhe për shumë njerëz që e kanë dashur dhe mbështetur atë. Ne kërkojmë që në këtë moment të respektohet privatësia e familjes”, thuhet në deklaratën e tyre.

NJË GJIGANT I LOJËS

United i bëri një respektin Charlton, duke e përshkruar atë si "një nga lojtarët më të mëdhenj dhe më të dashur në historinë e klubit tonë. “Sir Bobby ishte një hero për miliona njerëz, jo vetëm në Mançester apo në Mbretërinë e Bashkuar, por kudo ku luhet futboll në mbarë botën”, tha klubi. "Ai u admirua po aq për sportivitetin dhe integritetin e tij, sa edhe për cilësitë e tij të jashtëzakonshme si futbollist. Sir Bobby do të mbahet mend gjithmonë si një gjigant i lojës".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI