Flash

Video/ Juventus triumfues në San Siro: ish-i i kuqezinjve Locatelli fundos Milan me 10 lojtarë

Lapsi.al 22 October 2023
Video/ Juventus triumfues në San Siro: ish-i i kuqezinjve Locatelli fundos

Juventus mundi 1-0 Milan në San Siro në ndeshjen e madhe të javës së 9-të të Serisë A. Pas tri pikëve të sotme bardhezinjtë kalojnë në -1 pikë pas kuqezinjve të dytët në tabelëne renditjes. Një rezultat që bën gjithashtu të lumtur Interin i cili pas fitores së djeshme ndaj Torinos udhëheq i kryeson me 22 pikë i ndjekur nga kushërinjtë e qytetit.

Milan filloi më mirë takimin dhe vetëm një mrekulli nga Szczesny ia mohoi Giroud golin (13'). Juventus lufton, por në minutën e 40 Thiaw rrëzon Kean i cili niset drejt portës. Menjëherë gjyqtari tregon kartonin e kuq duke e lënë Milan me 10 lojtarë. Në minutën e 63-të ish-lojtari i kuqezinjve Locatelli gjen goditjen fituese falë devijimit vendimtar të Krunic. Në finale Mirante shpëton dy herë portën e Djallit, nga Vlahovic dhe Cambiaso.

Video/ Inter pushton Torinon 0-3, Thuram-Lautaro-Calha lumturojnë Inzaghi: "Do ta shoh rehat Milan-Juve"

LOCATELLI, TANI NË ANËN E KUNDËRT

Më pak spektakolare, por po aq efektive. Manuel Locatelli, me një goditje me të djathtën nga distanca, i bëri Milanit atë që i kishte bërë Juventus shtatë vjet më pare. Mesfushori i dhuroi Zonjës tre pikë që duken shumë si të arta. Bardhezinjtë janë të tretët në renditje, minus dy nga Inter dhe minus një nga një Milan që pa ndeshjen të përfundonte në minutën e 40’ të pjesës së parë me përjashtimin e Thiaë. Mesazhi i qartë i Juventus për milanezët, duke marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes dhe vlerën e kundërshtarit. Për titullin duhet shtuar një vend në tavolinë edhe për ata.

Ishte një ndeshje në të cilën, në rast disfate, të dy skuadrat kishin shumë për të humbur. Milan, përveçse ka parë fitoren e të gjithë konkurrentëve të tij të drejtpërdrejtë për Europën, ka humbur kryesimin e renditjes dhe gjithashtu një sasi të bollshëm energjie. Të shkosh në strofkën e PSG-së të mërkurën pasi ka luajtur më shumë se gjysmë ndeshje me dhjetë lojtarë, nuk është maksimumi i komoditetit.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI