Flash

Video/ Dinamo mbytet në rrebeshin e Elbasanit: polemika për penalltinë, Teuta e përmbys në shtesë

Lapsi.al 22 October 2023
Video/ Dinamo mbytet në rrebeshin e Elbasanit: polemika për

Fitore e çmendur e Teutës në Elbasan Arena, e destinuar të bëjë zhurmë, për atë penallti të kontestuar aq fort nga Dinamo. Skuadra e Martinit triumfon 2-3, në minutën e fundit shtesë, pasi rikuperoi dy gola ndaj "nëndetëses" që u mbyt në rrebeshin e Elbasanit. Di Biaggio në vështirësi, skuadra e tij dominoi për një orë lojë, pastaj erdhi shthurja. Kryeqytetasit tani mbyllin renditjen me vetëm 7 pikë në 9 javë.

[video width="656" height="364" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/dinamo-goli.mp4"][/video]

DOMINIMI BLU

Një pjesë e parë nën shenjën e Dinamon, por në ekuilibër sa i takon rasteve të krijuara. Di Biaggio me pesë mungesat që kishte i besoi Kaçorrit në qendër të sulmit, por ai që ndizte aksionet ishte braziliani Denison. Provë e mirë edhe për Zabërgjan, që shkoi pranë golit në minutën e 19', por u ndal nga Dema. Teuta u mundua të gjente hapësira në mbrojtjen jo të pakapshme të dinamovitëve, por Fili shënjestroi gabim në të 27' dhe pesë minuta më vonë erdhi ndëshkimi. Zabërgja depërtoi në zonë dhe goditi i sigurtë, por topi u përplas në shtyllë duke u kthyer në asist për Kaçorrin që e shtyu në rrjetë me portën bosh.

[video width="656" height="364" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/dinamo-goli-1.mp4"][/video]

Pas një tentative të Gjumsit, më shumë të bukur për tu parë se të rrezikshme, Dinamo rimori frenat e lojës në dorë. Sulmet e shpejta të Gudjabi dhe Zabërgjas, por edhe inkursionet me top në këmbë të Denison krijuan idenë se Dinamo mund të shënonte sa herë të donte. E në fakt në minutën e 54' Denison finalizoi qetësisht golin e 2-0, që iluzionoi kryeqytetasit me një ndeshje të mbyllur.

[video width="656" height="364" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/teuta-goli.mp4"][/video]

RIKTHIMI DURRSAK

Dinamo reshti së luajturi dhe Teuta fitoi territor e mori zemër nga goli që anësori e anulloi, por VAR e vlerësoi. Peposhi ngushtoi diferencën dhe ishte në pozicion të rregullt. Nga aty nuk kishte më ndeshje, sepse Dinamo u shtyp prapa, edhe pse kapitullimin e solli episodi më i kontestuar i ndeshjes. Një prekje me dorë e Behiratche në tentativën e një shoku të skuadrës për të larguar topin. Bajramaj e kontrolloi në VAR dhe akordoi penallti, nën protestat e vendasve. Fili mori përgjegjësinë përsipër dhe nuk gaboi, duke mposhtur Rexhepin për herë të dytë.

[video width="656" height="364" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/teuta-goli-1.mp4"][/video]

Kapitullimi pastaj erdhi në kohën shtesë, në fund të saj, kur mbrojtja e Dinamos u shfaq kaotike, duke i lënë zonën krejtësisht lojtarëve të Teutës. Gjata doli huq, por Jazxhi jo dhe përmbysja u kompletua. Dinamo mbetet e fundit (7), me teknikun Di Biaggio në telashe, ndërsa Teuta kalon edhe Kukësin, duke u ngjitur në 11 pikë.

[video width="656" height="364" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/teuta-goli-2.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI