Flash

Ten Hag mbron 'gafaxhiun' e Manchester United: “Onana? Edhe Schmeichel e nisi keq”

Lapsi.al 22 October 2023
Ten Hag mbron 'gafaxhiun' e Manchester United: “Onana? Edhe

"Edhe portierët e mëdhenj të United si Peter Schmeichel dhe David De Gea kishin një fillim të ngadaltë, por më pas e morën veten. Kjo është gjëja e rëndësishme". Duke folur në konferencën për shtyp, pas fitores në Sheffield, Erik Ten Hag konfirmoi besimin maksimal te Andre Onana. Portieri kamerunas ndryshoi skuadrën këtë verë, duke lënë Inter për më shumë se 50 milionë euro dhe duke veshur fanellën e Manchester United. Vetëm se tani nuk duket më i njëjti portier. Gabon në vendosje, në pritje dhe ndonjëherë bën edhe gafa. Por besimi i klubit dhe trajnerit është në anën e tij dhe ai e di mirë këtë.

BESIMI

Trajneri holandez ka folur sërish për situatën e vështirë që po përjeton Andre Onana në Angli. Ndoshta portieri është edhe i pafat, apo ndoshta i papërqendruar. Sidoqoftë, mbrojtja e Ten Hag ndaj titullarit të tij, është edhe më e mirë se ajo e United në Premier League: "Ai është i vetëdijshëm për atë që është për ne situata e tij, ashtu siç jemi të vetëdijshëm ne dhe e gjithë skuadra. Si me çdo lojtar që vjen në Premier League, nevojitet një periudhë ambjentimi dhe kjo është normale për mendimin tim. Nuk duhet të harrojmë, se edhe Schmeichel e De Gea nuk e nisën mirë në Old Trafford, por pastaj...".

Lexo më tej: Gafat e Onana janë tashmë një çështje: tifozët e United duan rikthimin e De Gea

Më pas, Ten Hag vazhdoi me një urim të mira për të ardhmen: "Sigurisht që duhet të shikojmë të tashmen dhe të ardhmen dhe ai duhet ta ndërtojë vetë këtë të fundit, duke ofruar performanca më të mira. Por jam i sigurt se do ta bëjë". Kujtojmë se paraqitjet e Onana, të paktën deri më tani, kanë qenë nën pritshmëri: 19 gola të pësuar në 11 ndeshje, ndërkohë që ka vetëm 3 porta të paprekura. Shumë pak.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI