Flash

Video/ Dwamena dygolësh e përjashtim, Egnatia përmbys Tiranën: humbja e dytë radhazi e Ahmataj

Lapsi.al 23 October 2023
Video/ Dwamena dygolësh e përjashtim, Egnatia përmbys

Nga shiu në breshër duket se ka rënë Tirana me ndryshimin e drejtimit teknik, që presidenti Refik Halili e konsideroi "zgjedhjen më të mirë". Bardheblutë janë shembur për herë të dytë radhazi në kampionat, të mundur me përmbysje nga Egnatia. Një super Dwamena, autor i një dygolëshi, balancoi dy herë avantazhin e kryeqytetasve me Lulaj e Kaina. Në fund vendosi goli i Paulauskas, ndërsa nuk pati ndikim kartoni i kuq në shtesë i Dwamena.

Tirana e mbyll fazën e parë të kampionatit në mënyrën më të keqe. Dy humbje radhazi, e pas derbit në Arena Kombëtare, bardheblutë dështojnë edhe në “Selman Stërmasi” nga Egnatia. Ahmataj nuk po arrin të gjejë stabilitet, edhe pse bardheblutë kaluan në avantazh në minutën e 4 me Lulajn. Një blitz që nuk e dëshpëroi skuadrën e Tetovës. E në minutën e 29′, Dwamena i rikthyer pas dëmtimit, shënoi një gol tipik sulmuesi. I pakapshëm sulmuesi i rrogozhinasve brenda zonës, në pasimin e Spahiut. Skuadra e Tetovës as nuk arriti ta ndjente barazimin, sepse pas 6 minutash e pa sërisht veten në disavantazh. Në minutën e 35′ Kaina shënoi golin e dytë për Tiranën, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1.

Egnatia sidoqoftë i dha sinjalet, që Ahmataj duhet ti lexonte. Nuk e bëri e atëherë ja ku ndëshkohet përsëri. Dwamena konfirmoi veten si një golashënues i jashtëzakonshëm, duke shënuar me një parabolë brilante, që nuk i la asnjë shans portierit në minutën e 53′. Tirana ishte në vështirësi dhe nuk po arrinte më të krijonte asgjë, e frikësuar nga imponimi që po bënte Egnatia. Shembulli më i mirë i dominimit ishte kërcimi potent i Paulauskas, që shënoi golin e tretë, që kompletoi përmbysjen. Në minutat shtesë pastaj, Egnatia mbeti me 10 lojtarë për përjashtimin e Dwamena. Ndërhyrje e ashpër ndaj Najdovskit dhe karton i kuq për kapitenin e rrogozhinasve dhe dalje me barelë për kapitenin e bardhebluve. 19 pikë për Egnatian, që mban pas Partizanin, që duhet ende të luajë. Tirana mbetet me 13 pikë dhe shumë dilema për të zgjidhur.

FILMI I NDESHJES

[video width="744" height="416" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/tirana-goli.mp4"][/video]

[video width="736" height="408" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/egnatia-goli.mp4"][/video]

[video width="736" height="408" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/tirana-goli-1.mp4"][/video]

[video width="736" height="408" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/egnatia-goli-1.mp4"][/video]

[video width="736" height="408" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/egnatia-goli-2.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI