Flash

Video/ Debutimi i pabesueshëm i Marc Guiu: 17 vjeçari shënoi gol pas vetëm 33 sekondash

Lapsi.al 23 October 2023
Video/ Debutimi i pabesueshëm i Marc Guiu: 17 vjeçari shënoi

Debutim ëndrrash për Marc Guiu, 17 vjeç, 'nino de oro' i ri i Barcelonës. Sulmuesi i lindur në vitin 2006 doli në fushë në minutën e 79’ kundër Athletic Bilbao dhe, në vetëm 23 sekonda e dy prekje të topit, djaloshi arriti të shënojë golin e tij të parë në debutimin e tij professional. Një gol para familjes së tij, të cilët ishin në tribune e 'Estadi Olímpic Lluís Companys.

Në fund të ndeshjes, të fituar nga Blaugrana 1-0, babai i tij Manel shprehu gjithë gëzimin e tij: "Pa dyshim një nga ditët e mia më të lumtura. Nuk mund ta prisnim, as në ëndrrat tona më të çmendura, një debutim si ky. Debutimi i ëndrrës së çdo futbollisti”, ka thënë Manel Guiu. Ai po ashtu ka pranuar se nuk ka pasur kohë as të flasë për atë që ka parë. "Xavi më tha që të futesha në presing, se do të kisha shansin dhe se duhet ta shfrytëzoja. E kisha ëndërruar shumë herë, jam shumë krenar për këtë. Ishte një veprim shumë i shpejtë, thuajse nuk e mendova”, deklaroi protagonisti i madh i mbrëmjes pas ndeshjes.

Lexo më tej:Barcelona e akuzuar për korrupsion, Garda Civile kontroll në selinë e arbitrave: ja çfarë rrezikon klubi

Debutimi triumfues i Marc Guiu me ekipin e parë të Barçës vërteton edhe një herë punën e madhe të bërë në La Masia, që vazhdon të ofrojë lojtarë të nivelit të lartë si Lamine Yamal dhe Fermín López. Në gjeneratën e 2006 ka të tjerë si He'ctor Fort ose Pau Prim, gati të debutojnë me ekipin e parë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI