Flash

Video/ Pas Tiranës edhe Erzeni, Mensah vendos në shtesë: me 10 lojtarë shijakasit gati surprizuan

Lapsi.al 23 October 2023
Video/ Pas Tiranës edhe Erzeni, Mensah vendos në shtesë: me 10

Pas derbit, Partizani merr fitoren e dytë 2-1 në harkun e katër ditëve, edhe këtë herë në kohën shtesë. Të kuqtë mposhtën Erzenin, në “Arenën e Demave”, në ndeshjen e fundit të javës së 9' të Kategorisë Superiore. Cara hapi ndeshjen me një gol spektakolar në pjesën e parë dhe dalja me karton të kuq e Kahrimanovic para pushimit u duk se vulosi rezultatin. Meçja i krijoi probleme Abilaliajt në pankinë, por Mensah e zgjidhi në shtesë.

[video width="736" height="404" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/parti.mp4"][/video]

Në një ndeshje ku lodhja e derbit rrezikoi të ishte faktor, Partizani ia doli të merrte fitoren e dytë në katër ditë, duke qendruar në distancë parakalimi ndaj Egnatias (mund ta kalojë nëse fiton rikuperimin me Teutën). Mungesat në mbrojtje dhe ato 'historike' tani në sulm, nuk u dukën një problem, kur Cara hapi ndeshjen. Veprim fantastik në zonë i sulmuesit që dribloi në të ngushtë dt lojtarë, para se të mposhtte portierin me të djathtën e harkuar. 1-0 në minutën e 27' por Erzeni ishte aty. Atanda e Zeka detyruan Hoxhën të bënte shpëtimtarin. Sidoqoftë, në fundin e pjesës së parë gjërat u thjeshtuan për të kuqtë. Ndërhyrja e çekuilibruar e Kahrimanovic ndaj Muratajt fillimisht u ndëshkua me të verdhë, por më pas në VAR arbitri ndryshoi ngjyrën e kartonit.

Lexo më tej: Në derbi "ishte fati", me Egnatian "dëmtimi i Lulaj": Ahmataj gjen justifikimin e ri për humbjen e dytë

[video width="736" height="404" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/kahri.mp4"][/video]

SHTESA SHPËTIMTARE E TË KUQVE

Erzeni me 10 lojtarë, por nuk u dorëzua. Goli i barazimit erdhi në minutën e 64'. Meçja ndëshkoi një mbrojtje të hutuar, duke mbërritur i pari në topin e grushtuar nga Hoxha, për të barazuar rezultatin.

[video width="736" height="404" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/erze.mp4"][/video]

Por pikërisht në shtesë, Mensah bëri sërish shpëtimtarin për Partizanin. Pasi i dha fitoren në derbin me Tiranën, ai shënoi edhe ndaj Erzenit duke i dhënë të kuqve 3 pikët në “Arenën e Demave”. Quajeni fare mirë tani "zona Mensah".

[video width="736" height="404" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/parti-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI