Flash

Video/ Berisha i mbyll portën Fiorentinës: goditje e Empolit në Franchi me Caputo e Gyasi

Lapsi.al 23 October 2023
Video/ Berisha i mbyll portën Fiorentinës: goditje e Empolit në

Fiorentina rrëzohet 2-0 në shtëpi kundër Empolit, në ndeshjen e fundit të javës së nëntë të Serie A dhe ngadalësoi ecurinë e saj. Viola arrihen tashmë nga Napoli në vendin e katërt në renditje. Djemtë e Andreazzoli luajtën një pjesë të parë të shkëlqyer dhe me meritë e mbyllën në epërsi falë një blitzi të Caputo në minutën e 21'. Skuadra e Italiano u përpoq të bënte një reagim në pjesën e dytë, por nuk arriti të bëhej vërtet i rrezikshëm. Berisha ishta i kujdesshëm në të gjitha rastet. Një tjetër portë e paprekur për portierin e kombëtares së Shqipërisë. Empoli po ndjen sigurtnë e krijuar nga Berisha dhe, pas një rrëmuje në mbrojtje, shënoi edhe 0-2 në minutën e 81', të firmosur nga Gyasi. Ndaj derbi toskan shkon për Empolin, që largohet nga zona e rënies me një fitore të madhe.

E kundërta e arritjes së zonës Champions League. Fiorentina bie rëndë në derbin me Empolin, me një rezultat të pastër 0-2. Një rezultat që dobëson momentin madhështor të Viola. E që njëkohësisht ndez shpresat e mbijetesës për klubin e Fabrizio Corsi. Për Empolin, një gol në çdo pjesë: Caputo në pjesën e parë dhe zëvendësuesi Gyasi në pjesën e dytë. Një paraqitje me autoritet të madh, me një mbrojtje solide (Luperto fantastik), shumë presing dhe depërtime të shpejta . Andreazzoli shfrytëzoi në maksimum shpejtësinë e treshes përpara: Cambiaghi, Caputo dhe Cancellieri. Tekniku fiton ndeshjen e shahut me kolegun Italiano, duke mbytur lojën e Fiorentinës me punën e madhe të Marin, Grassi, Maleh. Empoli gjeti kështu depërtimet në thellësi dhe konkretizimin para portës, që i kishte munguar deri tani.

UDINESE 1-1 LECCE

Lecce dominoi në fillimin e ndeshjes, por rrezikoi shumë në stadiumin Bluenergy në Udine. Në fakt, ndeshja e parë e së hënës në Serie A pa salentinët të barazonin 1-1 ndaj Udinese. Bardhezinj për gjysmë ore përkëdhelën fitoren e parë të sezonit. Thauvin i dha epërsinë ekipit të tij me një penallti në minutën e 49'. Piccoli barazoi me një goditje prej sulmuesi të madh në minutën e 83'. Një pikë e rëndësishme për friulianët, të cilët ngjiten në 6 pikë dhe e hidhur për Lecce të drejtuar nga tekniku D'Aversa.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI