Flash

Juventus merr garanci financiare nga Exor: Bordi aprovon rritjen e kapitalit me 200 milionë

Lapsi.al 23 October 2023
Juventus merr garanci financiare nga Exor: Bordi aprovon rritjen e kapitalit me

Bordi Drejtues i Juventusit, i mbledhur sot nën presidencën e Gianluca Ferrero, i dha dritën jeshile rritjes së kapitalit aksioner me 200 milionë euro. Propozimi në fakt ishte bërë në fillim të tetorit në mbledhjen e mëparshme të bordit të drejtorëve. Nga analiza e situatës financiare, në datën 30 shtator, rezulton një humbje prej 75.1 milionë eurosh, “dukshëm më e lartë se pro-kuota e asaj që pritej për të gjithë vitin financiar”. Në sezonin 2022/2023 bilanci i Juventusit u mbyll me një humbje prej 123 milionë euro. Rritja e kapitalit duhet të kryhet afërsisht në tremujorin e parë të vitit 2024. Kështu lexohet në shënimin e klubit të Juventus.

Lexo më tej: Iku qejfprishur nga Torino, Conte: "Lamtumira nga Juventus është gjëja për të cilën pendohem më shumë"

Exor, aksioneri në mazhorancë me 63.8% të aksioneve, tashmë ka shprehur mbështetjen e tij për operacionin. Madje ka marrë përsipër të nënshkruajë pjesën e saj të rritjes së kapitalit. Për më tepër, Bordi Drejtues i Juventus, "duke marrë parasysh gatishmërinë e aksionerit Exor për të bërë një pagesë për një rritje të ardhshme të kapitalit, ka vendosur të vazhdojë me kërkesën për një pagesë fillestare" prej 80 milionë eurosh. Qëllimi është për të forcuar strukturën financiare të shoqërisë në pritje të ekzekutimit të rritjes së kapitalit”. Pagesa e parashikuar në ditët në vijim, “do të përbëjë një paradhënie mbi shumat e destinuara për rritjen e kapitalit që i përket Exor. E do të mbetet përgjegjësi ekskluzive e saj”. Mbledhja e aksionerëve të Juventus është thirrur më 23 nëntor në Allianz Stadium.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI