Flash

Caputo i ngashëryer në Franchi, një gol për të bijën: "Ishte e sëmurë, mendova të hiqja dorë nga sporti"

Lapsi.al 24 October 2023
Caputo i ngashëryer në Franchi, një gol për të

Dedikimi pas golit që i dha avantazhin Empolit në derbin e fituar 2-0 ndaj Fiorentinës, i tronditi të gjithë. Mendimet e Francesco Caputo shkuan menjëherë te vajza e tij. Dhurata speciale për të mbërriti nga Franchi, për një ditëlindje që do të mbërrijë së shpejti. “Doja shumë, ajo kishte një problem shëndetësor, ishte në spital për 50 ditë. Gjatë asaj kohe mendova edhe të largohesha nga futbolli - tha sulmuesi pas ndeshjes -. Doja shumë të shënoja për vajzën time e cila tani më në fund është mirë dhe gjithçka u zgjidh. Fitore si këto na japin besim dhe moral dhe na shtyjnë të vazhdojmë kështu. Trajneri e ka përgatitur këtë ndeshje në mënyrë të shkëlqyer. Për sa më përket mua, unë po e vë përvojën time në dispozicion të ekipit".

Empoli fitoi 2-0 në shtëpi kundër Fiorentinës, në ndeshjen e fundit të javës së nëntë të Serie A. Skuadra e teknikut Italiano arrihet tashmë nga Napoli në vendin e katërt në renditje. Djemtë e Andreazzoli, ku luajnë edhe shqiptarët Etrit Berisha e Ardian Ismajli, bënë një pjesë të parë të shkëlqyer. Falë një goli të Caputo në minutën e 21', Empoli shkoi në pushim në avantazh. Fioentina u përpoq të bënte një reagim në pjesën e dytë, por nuk arriti të bëhej e rrezikshme. Berisha ishte i kujdesshëm në të gjitha rastet. Një tjetër portë e paprekur për portierin e kombëtares së Shqipërisë. Empoli pastaj shënoi edhe 0-2 në minutën e 81', të firmosur nga Gyasi. Derbi toskan shkoi për Empolin, që largohet nga zona e rënies me një fitore të rëndësishme.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI