Flash

Video/ Tottenham fiton e bind në derbi: Son e Maddison ngjisin Spurs në krye të Premier League

Lapsi.al 23 October 2023
Video/ Tottenham fiton e bind në derbi: Son e Maddison ngjisin Spurs

Monday Night i javës së 9 të Premier League i buzëqesh Tottenham, që vazhdon ecurinë e pamposhtur. Spurs fitojnë bindshëm ndaj Fulham në derbin e Londrës, duke marrë kryesimin e kampionatit të vetëm. Zotërimi i topit nga Tottenham dhe presioni i lartë i asgjësuan rivalët e tyre, që u dorëzuan 2-0 falë golave të Son (36') dhe Maddison (54'). Një fitore që vlen kreun vetmitar dhe arratisjen e parë në Premier League. 23 pikë për Postecoglou dhe ekipin e tij, +2 ndaj Arsenal dhe Manchester City.

Djemtë e Postecoglou shtyjnë që në fillim, me portierin Leno menjëherë vendimtar ndaj Son. Një shans i rëndësishëm erdhi në minutën e 7' për van de Ven, i cili gaboi shënjestrën. Cottagers reaguan me Palhinha, por Vicario bëri një super pritje. Pas këtij aksioni rifilloi presingu i Tottenham, dominim në zotërimin e topit (66% në dyzet e pesë minutat e para) dhe humbja e një rasti të madh me Richarlison. Braziliani shpengoi veten në minutën e 36', kur rikuperoi topin dhe dhuroi një asist për Son. Koreano-jugori u çlirua nga mbrojtësi dhe shënoi me një goditje të mrekullueshme në këndin e sipërm pas shpinës së Leno.

GOLI I TRETË NË PREMIER I MADDISON

Në pjesën e dytë muzika nuk ndryshoi, me Tottenham që presonte lart Fulham. Spurs shënuan një tjetër gol pas vjedhjes së topit pranë zonës. Hojbjerg shërbeu për Son, që gjeti Maddison në thellësi duke frymëzuar golin e tretë në Premier League të ish Leicester. Kishte vetëm një skuadër në fushë. Cottagers u kujtuan vetëm në fund, por Vicario ishte i kujdesshëm për të shmangur golin e Raul Jimenez. Ritmi u ul dhe nuk pati emocione të tjera, me Tottenham që mund të festojë një tjetër sukses. Nga sonte, Spurs po i shikojnë nga lart të gjithë në Premier League, me 23 pikë dhe një seri të pamposhtur (7 fitore dhe dy barazime). Një fillim që është një burim krenarie për Postecoglou: asnjë trajner londinez nuk e ka pasur ndonjëherë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI