Flash

Alarm sigurie i nivelit 3 për PSG-Milan: ultrasit franceze ftojnë në Paris tifozët e Napolit

Lapsi.al 24 October 2023
Alarm sigurie i nivelit 3 për PSG-Milan: ultrasit franceze ftojnë
PSG-Milan shqetëson shumë autoritetet franceze, që kanë nisur një alarm sigurie të nivelit 3. Shkak është bërë prania edhe e tifozëve napolitanë të ftuar nga tifozët parisien për të qenë pjesë e ndeshjes. L'Equipe raporton se autoritetet franceze janë shumë të shqetësuara për PSG-Milan. Ndeshja është planifikuar të luhet nesër në raundin e tretë të Champions League. Divizioni Kombëtar për Luftën kundër Tifozerisë së Dhunshme e ka klasifikuar ndeshjen si rrezik 3. Autoritetet kanë frikë nga problemet e rendit publik për shkak të mbërritjes së rreth 2000 tifozëve të Milan, nga të cilët 500 ultras.

TIFOZËT E NAPOLIT TË FTUAR NGA ULTRASIT PARISIENË

Tifozët e PSG dhe Milan deri më tani nuk kanë pasur asnjë përplasje apo qëndrim armiqësor. Por ajo që shqetëson policinë franceze është fakti se Kolektivi Ultras parisien ka ftuar tifozët napolitan në kryeqytetin francez. Autoritetet franceze kanë frikë se kjo lëvizje do të rrisë tensionet me tifozët kuqezi, duke rrezikuar sigurinë e ndeshjes. Lexo më tej: PSG në ciklonin e kritikave, edhe Mbappé në shënjestër: "Është vetëm një lider i festave" Për më tepër, në Francë ekziston frika për shkak të tensionit të vazhdueshëm të krijuar nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Tifozët francezë me shumë gjasa do të tundin flamurin palestinez për të kërkuar lirinë e njerëzve të shtypur nga kjo luftë dhe nga dekada dhune të vuajtur nga ushtria izraelite. Pikërisht ky fakt mund të rrisë tensionin mes policisë dhe tifozerisë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI