Flash

Filmoi një minorene në dush me celular: ish-kampioni i skermës Andrea Cassarà nën hetim

Lapsi.al 24 October 2023
Filmoi një minorene në dush me celular: ish-kampioni i skermës

Ish-skermisti i kombëtares italiane, Andrea Cassarà, është nën hetim nga prokuroria e Brescias për 'prodhim të materialeve pedopornografik'. Ditët e fundit policia i sekuestroi telefonin i cili tani do të duhet të analizohet. Lajmin e bëri të ditur Giornale di Brescia. Sipas asaj që shkruhej, hetimi ka nisur nga denoncimi i një 15-vjeçareje e cila tha se kishte parë një celular duke e regjistruar teksa ishte në dush në dhomat e zhveshjes së një qendre sportive në Brescia.

Vajza nuk e kishte parë se kush e mbante celularin, ndoshta përmes grilës, por pas denoncimit oficerët morën video nga kamerat e sigurisë jashtë palestrës. Andrea Cassarà, përmes videove, ishte parë në një zonë të përputhshme me atë të treguar nga viktima e re e supozuar dhe në një kohë të përshtatshme. Nga këtu erdhi edhe vendimi i Prokurorisë së Brescias për të hetuar ish-skermistin dhe për t'i sekuestruar celularin e tij në kërkim të çdo prove.

Lexo më tej: Botërori i skermës nën ‘pushtetin’ e politikës: shpatari ukrainas Reizlin braktis ndeshjen ndaj rusit Anokhin

KOMUNIKATA E FEDERATËS SË SKERMËS

"Federata Italiane e Skermës mori zyrtarisht sot në mëngjes informacionin nga Qendra Sportive e Karabinierëve për një denoncim ndaj anëtarit Andrea Cassarà. Pas kësaj, Federata mori menjëherë masat për ta përcjellë komunikimin në Prokurorinë Federale, duke nisur me shpejtësi procedimin pasues”. Kjo është ajo që lexohet në një komunikatë nga FIS.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI