Flash

Bojko, njohësi më i mirë i lojës së Zekic, favorit për pankinën e Partizanit: ja pesë emrat në listën e Ramës

Lapsi.al 25 October 2023
Bojko, njohësi më i mirë i lojës së Zekic, favorit

Partizani nuk ende një trajner, pavarësisht dy fitoreve me Drejtorin Sportiv Arbër Abilaliaj në pankinë. E pikërisht gjatë kohës që ish-sulmuesi fitonte derbin me Tiranën e pas tij edhe ndeshjen me Erzenin, të kuqtë kanë studiuar profilet e trajnerëve që janë në garë për tu ulur në pankinën e kampionëve në fuqi. Janë 5 emra në lojë, edhe pse favoriti i madh për të marrë vendin e lënë bosh nga Zekic është Miroslav Bojko.

Në fakt, dëshira e madhe e Partizanit është Orges Shehi, por trajneri kampion e nënkampion në dy kampionatet e fundit ka mbetur peng i situatës juridike me Tiranën. Në këtë pikë, sipas asaj që bën të ditur RTSH Sport, të kuqtë e kanë spostuar vëmendjen në një objektiv të ri. Miroslav Bojko ka një avantazh të madh, sepse e njeh shumë mirë mënyrën e punës së teknikut që u transferua te Osijek. Kroati ka qenë asistent i Zekic për 64 ndeshje, në dy periudha te Sheriff Tiraspol. 52 vjecari që ka drejtuar së fundmi Vukovar ka të preferuar skemën 4-2-3-1.

Një legjendë e futbollit kroat, Robert Prosinecki, ka qenë prioritet edhe pse është zbehur disi për kushtet që ka vendosur. 54 vjecari me një karrierë të gjatë në të cilën ka drejtuar Azerbaixhanin e Bosnjen, e me klube edhe Kayserispor e Crvenz Zvezda, ka qenë në tribunë për të parë Partizanin në derbi. Negociatat megjithatë janë të komplikuara sepse kroati ka kërkuar të mbërrijë me gjithë staf, përvec pagës së lartë që pretendon.

TË SPOSTUAR NË HIERARKI

Në listën e ngushtë të drejtuesve të Partizanit janë edhe turku Fatih Tekke. 46 vjecari që ka drejtuar shumë klube në Turqi, nga Boluspor te Istanbulspor e Denizlispor ka të preferuar skemën 4-1-4-1. Ai dhe italiani Roberto Bordin, që ka drejtuar skuadra si Trisetina, Sheriff Tiraspol, Neftchi Baku dhe kombëtaren e Moldavisë, sidoqoftë nuk janë zgjedhjet e para të të kuqve.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI