Flash

Video/ Maguire i jep shpresë United: Real Madrid bën 'viktimën' e 108, Arsenal triumfon në Sevilla

Lapsi.al 24 October 2023
Video/ Maguire i jep shpresë United: Real Madrid bën

Ndeshjet e të martës në Champions League kanë dhuruar emocione e rezultate të rëndësishme. Manchester United i jep vetes shpresë, duke mundur 1-0 Copenhagen. Në Old Trafford vendosi Maguire. Real Madrid ndërkohë fiton kundër kundërshtarit të 108 në Champions, ndërsa Arsenal del fitues nga Sevilla i udhëhequr nga Gabriel Jesus.

GRUPI A

Manchester United përfitoi nga rezultati në Stamboll dhe me shumë vuajtje mposhti Copenhagen 1-0 në Old Trafford. Por ajo që habit është se ndeshja në Angli u vendos nga më të kritikuarit e skuadrës së Ten Hag: Harry Maguire dhe André Onana. Danezët goditën shtyllën herët me Gonçalves dhe iu afruan avantazhit para pushimit me Achouri. Maguire ishte një siguri, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Onana ndaloi Lerager. Djajtë e kuq shtynë përpara me Eriksen, i bllokuar nga Grabara. United siqofotë kaluan në avantazh në minutën e 76': krosim i Eriksen dhe goditje me kokë e Maguire, që shënoi një gol jetik. Në fund, United iu afrua psikodramës, pasi në minutën e 97' Copenhagen kishte në dispozicion penalltinë për të bërë rezultatin 1-1. Nga pika e bardhë, megjithatë, Onana hipnotizon Larsson, që dënoi ekipin e tij. United e shpëtojnë dy të nënvleftësuarit: Maguire e Onana. Djajtë e Kuq tani ngjiten në 3 pikë, -1 nga vendi i dytë i Galatasaray. Copenhagen, megjithatë, është mbërthyer në 1.

GRUPI B

Arsenal merr kryesimin e grupit dhe fut në telashe Sevilla, e mundur 2-1 në Sanchez-Pizjuan. Ndeshja në tokën andaluziane u zhbllokua në minutën e fundit të kohës shtesë të pjesës së parë. Gabriel Jesus kthehet me thembër në rrethin e mesfushës dhe lëshon një top sensacional drejt Martinelli. Braziliani kaloi edhe Nyland dhe e dërgoi topin në portën e zbrazët. Ish-lojtari i City, në fillim të pjesës së dytë, mori iniciativën dhe dyfishoi rezultatin me një gol fantastik. Duke u nisur nga e majta, ai u kthye në zonë dhe me të djathtën e dërgoi topin nën këndin e sipërm. Epërsia e dyfishtë, megjithatë, zgjati vetëm 6 minuta, sepse Gudelj e ngushtoi diferencën për vendasit në minutën e 59' me një goditje me kokë, në këndin e Rakitic. Megjithatë, në fund, Gunners rezistuan dhe sollën në shtëpi një sukses themelor.

Lexo më tej: Video/ Icardi nuk mjafton, Kane jep spektakël në Ali Sami Yen: triumfon Inter, në fushë edhe Asllani

Në vend të dytë është Lens, i cili barazoi 1-1 në shtëpi ndaj PSV. Gjithçka ndodhi në harkun e 11 minutave. Holandezët në avantazh me Bakayoko në minutën e 54', u barazuan nga Washin në minutën e 65'. Francezët janë në kuotën e 5 pikëve, -1 nga Arsenal dhe +3 nga Sevilla dhe PSV.

GRUPI C

Real Madrid bën tre në tre dhe mbetet në krye të grupit C falë rezultatit 2-1 ndaj Bragës. Sipas të gjitha gjasave portugezët do të jenë skuadra me të cilën Napoli i Garcia do të luajnë për turin tjetër. Në Portugali, Rodrygo hapi pothuajse menjëherë rezultatin, duke përfituar nga kombinimi me Vinicius. 1-0 në minutën e 16' me një devijim të Rodrygo para portës. Braziliani do të gjente edhe dygolëshin në minutën e 35', por goli me të drejtë u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë 2-0 arriti në minutën e 61'. Pas dy pritjeve të Matheus ndaj Camavinga dhe Bellingham, anglezi shënoi një tjetër gol, duke përfituar nga asisti i dytë i Vinicius në mbrëmje. Megjithatë, avantazhi i dyfishtë zgjati vetëm dy minuta, pasi në minutën e 63' Djalo mposhti portierin Kepa në shtyllën e afërt, me asist të Banza. Reali nuk e mbylli ndeshjen, por gjithsesi fitoi 2-1 dhe siguroi kualifikimin, që duhet konfirmuar sërish në Bernabeu kundër Bragës.

Portugezët mbeten me 3 pikë dhe rrëshqitën në -3 pas Napolit. Napoli vuajti, por nuk gaboi në Champions League. Në raundin e tretë, skuadra e Garcia mundi 1-0 Union Berlin në vendin e fundit dhe kaloi përpara Bragës në renditje. Në Olympiastadion, të kaltrit treguan një paraqitje cinike. Në pjesën e parë u zhvillua një ndeshje e ekuilibruar me shumë duele fizike dhe me pak emocione. Më pas në pjesën e dytë Kvara krijoi dhe Raspadori (65') nuk fali, duke vendosur ndeshjen. Napoli është i dyti me 6 pikë, Union Berlin me zero.

GRUPI D

Real Sociedad është serioz dhe e dëshmon edhe një herë me suksesin 1-0 në da Luz kundër një Benfica, një hap larg eliminimit. Megjithatë, mbrëmja dukej se filloi mirë për portugezët, por goli i Musa në minutën e 12' u anulua për pozicion jashtë loje. E njëjta situatë, por me role të përmbysura, në minutën e 29'. Brais Méndez shënoi por duke u nisur nga një pozicion i parregullt. Në kohën shtesë, Barrenetxea trembi përsëri Trubin por humbi objektivin. Ish-lojtari i Shakhtar u desh të ndërhynte në fillimin e pjesës së dytë për të ndalur goditjen e Zubimendi. Por në minutën e 63' erdhi dushi i ftohtë: Barrenetxea depërtoi në të majtë dhe pasoi në qendër për Brais Méndez, që shënoi duke heshtur da Luz. E nëse nuk do të ishte traversa, Kubo do të kishte bërë 2-0 disa minuta më vonë. Në fund, Remiro shpëtoi në tentativën e Aursnes dhe ruajti portën e pastër. Real Sociedad ngjitet në 7 pikë së bashku me Inter, ndërsa Benfica është pothuajse jashtë. Do të duhet një mrekulli, duke nisur nga transferta në San Sebastián.

REZULTATET E MBRËMJES

Champions League Group A

Galatasaray 1-3 Bayern Munich

Manchester United 1-0 FC Copenhagen

Champions League Group B

Lens 1-1 PSV Eindhoven

Sevilla 1-2 Arsenal

Champions League Group C

SC Braga 1-2 Real Madrid

Union Berlin 0-1 Napoli

Champions League Group D

Inter 2-1 FC Salzburg

Benfica 0-1 Real Sociedad

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI