Flash

Osimhen, dëmtimi një mister: kthimi rrezikon të shtyhet në fund të nëntorit

Lapsi.al 25 October 2023
Osimhen, dëmtimi një mister: kthimi rrezikon të shtyhet në

Në Napoli duhet ende durim për të parë Victor Osimhen përsëri në fushë. Sipas asaj që raporton Il Mattino, rikthimi i sulmuesit rrezikon të shtyhet për në fund të nëntorit. Në javët e ardhshme nigeriani do t'i nënshtrohet terapive të mëtejshme dhe më pas testeve të tjera për të kuptuar në detaje gjendjen e kofshës së tij. Për momentin lojtari nuk ankohet për dhimbje apo shenja. Por testet mjekësore kanë këshilluar shumë kujdes për të shmangur tërheqjet apo probleme të tjera serioze muskulare. Një situatë që do të rivlerësohet në ndalesën e radhës, kur Osimhen do t'i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme për të patur siguri për rikuperimin e tij dhe dritën jeshile përfundimtare. Nisur nga kjo, flitet për fundin e nëntorit, por nuk është e sigurt që sulmuesi do të jetë gati për të luajtur ndeshjen ndaj Atalantës.

ANASHKALIMI I SKUADRËS

Por aspekti fizik nuk është e vetmja nyje që duhet zgjidhur për Osimhen në Castel Volturno. Dje lojtari nuk e ndoqi skuadrën në Berlin dhe fluturoi drejt Frankfurtit për të parë ndeshjen e Champions League kundër Union me disa miq. Një inisiativë që fillimisht ngriti alarmin tek tifozët e shumtë që udhëtonin në të njëjtin fluturim me sulmuesin. Pastaj erdhi shpjegimi nga klubi dhe u justifikua si një udhëtim personal i autorizuar.

Lexo më tej: Video/ E pabesueshme në Nigeri! Osimhen i dërgon policinë në shtëpi për të arrestuar të motrën

RINOVIMI

Çështja e rinovimit, për më tepër, sa i përket Osimhen, vazhdon të mbetet në plan të dytë te Napoli. E çdo sinjal mund të lexohet në mënyra të ndryshme. Një situatë që duhet trajtuar me kujdes në pritje të zhvillimeve të reja. Për momentin nuk është caktuar një takim mes Calenda dhe De Laurentiis dhe gjithçka mbetet në ekuilibër. Në skadencë në qershor 2025, lojtarit dhe stafit të tij nuk i pëlqyen komentet e fundit të presidentit për mungesën e marrëveshjes mes palëve. Video e TikTok pastaj bëri pjesën tjetër, duke shkaktuar acar mes sulmuesit dhe klubit. Një ftohje që Micheli po përpiqet ta shpërbëjë duke punuar fshehurazi për rinovimin. Ndërkohë në fushë i takon Kvaras, Raspadorit dhe Politanos të bëjnë mungesën e Viktor të ndihet.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI